Flash News

Ditari i Opozitës

Zgjedhjet lokale, Meta: Le të jetë 14 Maji një ditë e demokracisë dhe e triumfit të shpresës mbi frikën

Zgjedhjet lokale, Meta: Le të jetë 14 Maji një ditë e

Ilir Meta është shprehur se data e zgjedhjeve lokale, pra 14 maji do të jetë një ditë e demokracisë dhe e triumfit mbi shpresën dhe frikën.

Kryetari i Partisë së Lirisë bëri një reagim në “Facebook”, ku kandarë një video të një pjese të fjalimit të tij në një takim. Ish-Presidenti i Shqipërisë u kërkon qytetarëve që të japin mbështetjen më të madhe ëndrrave dhe të ardhmes së tyre.

“Vota e 14 majit është një votë për liri, për demokraci dhe për t’i dhënë fund monizmit. Ndaj ta kthejmë 14 majin në një referendum për të ndëshkuar këto vite monizmi absolut të një pushteti të paligjshëm që ka braktisur qytetarët”, thotë Meta në videon krahas postimit.

REAGIMI NË FACEBOOK

"Le të jetë 14 Maji një ditë e demokracisë dhe e triumfit të shpresës mbi frikën, të së ardhmes mbi të shkuarën. Dhe mbi të gjitha le të jetë 14 Maji mesazhi më i fortë, që të rinjtë dhe të rejat tona të mos e kenë më mendjen për t'u larguar nga Vau i Dejës, nga Shkodra dhe nga e gjithë Shqipëria. Le t'i japim mbështetjen më të madhe ëndrrave dhe të ardhmes së tyre!"

 

Të fundit