Flash News

Ditari i Opozitës

Zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, Berisha: Bojkoti është forma më e lehtë

Zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, Berisha: Bojkoti është

Kreu i PD, Sali Berisha ka folur për mediat në hyrje të Parlamentit, duke e cilësuar si ‘parlamenti i karteleve të drogës’.

Berisha tha se demokracia shqiptare është futur në agoni dhe se kjo është prova ekzistenciale e opozitës.

“Ky është një akt absolutisht në një mjedis jo legjitim, dhe ky është një hap që ne bëjmë në një përpjekje më të fuqishme.  Ky parlament është jo legjitim, parlamenti i karteleve të drogës. Miliarda eurove të vjedhura të shqiptarëve, i dhunimit të fjalës së lirë, të farsës elektorale. Ne e kemi betejë, zotohemi ta vazhdojmë me të gjitha forcat tona. Vendosmëria jonë është absolute, do nxjerrim gjithçka në dritën e diellit. Fitorja vjen vetëm me beteje, përpjekje dhe tërheqje. Kjo është prova e ekzistencës së opozitës. Nuk është çështje se opozita është në këtë apo atë situatë, demokracia është në agoni”, deklaroi Berisha.

I pyetur për zgjedhjet në bashkinë e Tiranës, Berisha tha se bojkoti është forma më e lehtë, por nuk dha një vendim konkret.

“Ka dy taktika, dhe ajo është, nuk mund ti them. Zgjedhjet mund t’i bojkotoj, por në betejë bojkoti, është një armë, por ndoshta, forma më e lehtë. Rama për të mbuluar këtë piramidë krimi që ngrihet sot para shqiptarëve në parlamentin e karteleve të drogës, nxori nga qelia Erion Veliajn dhe do që të tërheqë mediat me problemin e Veliajt dhe përmallimin e Ogertës”, tha Berisha.

Të fundit