Flash News

Ditari i Opozitës

Zgjedhjet në FRPD, Berisha: Akt stalinist dhe i turpshëm nga Basha, të rinjtë të marrin në dorë këtë foltore

Zgjedhjet në FRPD, Berisha: Akt stalinist dhe i turpshëm nga Basha,

Ish kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar një akt stalinist dhe të turpshëm nga ana e kryedemokratit, Lulzim Basha lidhur me zgjedhjet dhe organizimin e strukturave në FRPD.

Sipas Berishës nga Foltorja e Lushnjes, Basha ka vendosur krijimin e një komisioni për zgjedhjet në forumin rinor pa u konsultuar me forumin.

“Ka vendosur pa pyetur udhëheqjen e rinisë së PD krijimin e një komisioni për zgjedhjet në forumin rinor. Akt stalinist dhe i turpshëm.

Të rinjtë tek ne dhe gratë nuk janë leva të partisë, por forume që ndajmë vlerat e principe, por kanë vendin e pavarësinë e tyre. Në këtë formë vepronte vetëm diktatori.

U bëj thirrje të rinjve të marrin në dorë këtë foltore sic po e marrin cdo ditë e më shumë, kjo foltore është për të shndërruar PD në shtëpinë e lirisë. Synon te vendosim rregullat demokratike brenda nesh”, u shpreh Berisha.

Të fundit