Flash News

Ditari i Opozitës

Zgjedhjet në FRPD, Këlliçi: Vendimi i PD është nul, pa asnjë vlerë ligjore

Zgjedhjet në FRPD, Këlliçi: Vendimi i PD është nul,

Kreu i FRPD, njëherësh deputet i PD, Belind Këlliçi e ka cilësuar vendimin e PD për nisjen e procesit të zgjedhjeve në FRPD nul dhe pa asnjë vlerë ligjore.

“Kam bërë fushatë për PD, për të zgjedhur Bashën kryeministër. Vendimi sot është nul, pa asnjë vlerë ligjore. Vendimi është përtej kompetencave të Bashës. Ne jemi në të drejtën e ushtrimit të mandatit, deri në dorëzimin e institucionit tonë, me mënyrën një votë, një anëtar.

 Duke qenë se PD është në krizë të thellë, që në gjykojmë se duhet të vijë përmes të vërtetës, e gjykojmë se nuk është momenti, që të uzurpohet Partia Demokratike. Unë gjithmonë kam dashur të mos humb as edhe një anëtar të PD, e jo më të fusim Partinë Demokratike në konflikt”, u shpreh Këlliçi.

 

Të fundit