Flash News

Ditari i Opozitës

Zgjedhjet në Kukës, Emri Vata: Ka tentativa për të blerë votën

Zgjedhjet në Kukës, Emri Vata: Ka tentativa për të

Kandidati i opozitës për bashkinë e Kukësit, Emri Vata ka folur për situatën parazgjedhore në këtë qytet.

I ftuar në SYRI TV, Vata u shpreh se, tani qytetarët nuk e kanë atë trysninë e zgjedhjeve të 14 majit. Vata denoncoi edhe faktin se ka përpjekje për të blerë votën.

E gjithë qeveria është në Kukës, ministrat vijnë e ikin me radhë, trysnia tek administrata publike është tejet e madhe, por nuk është më ajo klimë e 14 majit, në lidhje me kandidatin që ishte dhe ai që është tani.

Zgjedhjet e 14 majit mund të krahasoheshin me zgjedhjet e 1991, ndërsa tani janë ato të vitit 1992, pra janë më të lira, sepse mekanizmat të cilët kontrollonin votën, që kontrollonin se paraja kishte vajtur në vend, nuk ekzistojnë dhe tani populli është i lirë dhe këtë ata e dinë.

Edhe votuesi tani është më i lirë, sepse mekanizmat e kontrollit nuk janë si me 14 maj. Tani shikon segmente, trysni, presione dhe lëvizje për administratën publike, por besoj se kjo do ti kthehet në bumerang kandidatit përballë.

Rilindja të vetmen arritje në Kukës, ka shpopullimin e zonës.

Ne do ta mbrojmë votën. Demokratët në bashkëpunim me të gjithë simpatizantët kemi ngritur dhe jemi organizuar për të mbrojtur votën tonë, si nga deformimin, tek dita e zgjedhjeve, numërimi, edhe pse presione dhe tendenca ka, si të grupeve kriminale, por edhe të biznesmenëve, që të hedhin lekë dhe të deformojnë votën e popullit, por Kukësi e ka marrë vendimin që të kthehet djathtas’, tha Emri Vata.

 

Të fundit