Flash News

Ditari i Opozitës

Zgjedhjet në Kukës, mbërrin në KQZ kërkesa për regjistrimin e Emri Vatës si kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’

Zgjedhjet në Kukës, mbërrin në KQZ kërkesa për

Mbërrin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesa për regjistrimin e kandidatit të PD, Emri Vata për kryebashkiak të Kukësit.

Kërkesa për regjistrim është regjistruar nën logon e koalicionit “Bashkë Fitojmë”. 

Partia e Lirisë, si parti udhëheqëse e koalicionit, ka depozituar kërkesën në KQZ për regjistrimin e “Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet e pjesshme vendore. Shkresa në fjalë mban datën 6 shtator.

Kujtojmë se zgjedhjet në Kukës do të përsëriten pasi Safet Gjici dha dorëheqje pas videoskandalit në zyrën e tij.

Zgjedhjet në Kukës, mbërrin në KQZ kërkesa për

 

 

 

Të fundit