Flash News

Ditari i Opozitës

Zgjedhjet në PD, shtyhet deri në orën 20:00 procesi i votimit

Zgjedhjet në PD, shtyhet deri në orën 20:00 procesi i votimit

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale pranë Partisë Demokratike ka njoftuar se pas shumë kërkesave të degëve, është vendosur të shtyhet orari i votimit deri në orën 20.00.

Po ashtu Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike të bëhen pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të PDSH me parimin “një anëtar një votë”.

Kujtojmë që procesi i votimit për kreun e Partisë Demokratike nisi në orën 08:00 të mëngjesit. Në garën për kreun e Partisë Demokratike kandidojnë Sali Berisha dhe Ibsen Elezi.

 

Të fundit