Flash News

Ditari i Opozitës

Zgjedhjet për kryetarin, voton Elezi: Drita e së ardhmes nuk jam unë e as Berisha

Zgjedhjet për kryetarin, voton Elezi: Drita e së ardhmes nuk jam

Pas Sali Berishës ka votuar edhe rivali i tij për drejtimin e PD-së, Ibsen Elezi. Edhe ky i fundit votoi pranë selisë blu, duke thënë se demokratët duhet të votojnë për ide dhe jo për individë.

Ai shtoi se do ta njohë rezultatin, por nuk do të tolerojë abuzime, duke kërkuar që të zhvillohet një proces i rregullt dhe transparent.

Elezi u shpreh se drita e së ardhmes nuk është as ai dhe as ish-kryeministri Berisha, por vota e lirë.

“Kam mbajtur një qëndrim tolerues në momentin kur ata nuk e kanë pasur vullnetin për t’u deklaruar në proces. Drita e së ardhmes nuk është as doktori dhe as unë. Drita e së ardhmes është vota e lirë. Individët nuk janë drita e diellit. Jemi në sistem parlamentar.

Njerëzit duhet të vendosin për ide dhe jo për individë. Jam fokusuar shumë te procesi dhe kjo ka qenë arsyeja pse kam pranuar të jem në garë. Besoj se pas shpalljes së përfundimit do ta njoh rezultatin por nuk do të toleroj. Kam toleruar shkelje të vogla dhe parimore. Nuk mund ta toleroj sepse është patoleruesme”, tha Elezi.

 

Të fundit