Flash News

Ditari i Opozitës

Zgjedhjet të dielën, Vata: Mazhoranca socialiste ka vetëm një meritë, shpopullimin e Kukësit

Zgjedhjet të dielën, Vata: Mazhoranca socialiste ka vetëm

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet për kryetar bashkie në Kukës më 24 shtator, Emri Vata deklaroi se qytetarët në Kukës edhe pse në një fushatë të shkurtër kërkojnë ndryshimin dhe kthimin e dinjitetit në Kukës pas asaj që ndodhi.

Në një intervistë në “Ora Neës”, sipas tij vota kërkohet për të gjithë dhe gjithë kjo klimë shikohet në Kukës, për atë çfarë ka ndodhur në 10 vite.

“Patjetër që mazhoranca socialiste ka kryer shumë investime në Kukës, ku ka realizuar në 10 vite shpopullimin e Kukësit, sepse nëse do kishte realisht investime s’do kishte nevojë të iknin njerëzit. Prandaj kjo mazhorancë ka vetëm një meritë, shpopullimin e këtyre trevave”, u shpreh ndër të tjera Emri Vata.

 

Të fundit