Flash News

Ditari i Opozitës

Zgjedhjet vendore/ Berisha: Do të ketë koalicion me Partinë e Lirisë, kandidatët do zgjidhen me primare

Zgjedhjet vendore/ Berisha: Do të ketë koalicion me Partinë e

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, njoftoi sot në konferencën e përjavshme me gazetarët se do të ketë koalicion me Partinë e Lirisë në zgjedhjet e ardhshme vendore.

Berisha tha se do të jetë koalicioni opozitar ai që do të përcaktojë rregullat, ndërsa shtoi se aksionet e PD-së do të zgjidhen me procesin e primareve.

“Koalicion unë vlerësoj se do të ketë. Koalicioni do përcaktojë rregullat e tij, por çfarë do jetë në këtë koalicion për Partinë Demokratike, aksionet e PD, ato të gjitha do të zgjidhen me primare. Ne nuk heqim dorë kurrsesi. Ne konsiderojmë primaret si risinë e dytë më të madhe pas vendosjes së pluralizmit politik në Shqipëri. Vendosja e pluralitetit brenda partive është fundi i kryetarokracisë, forma më e vërtetë e demokracisë brenda një partie. Për ato që jemi zotuar, ne qëndrojmë plotësisht”, deklaroi Berisha.

Kryedemokrati ftoi të gjithë deputetët e PD-së t’iu nënshtrohen primareve nëse duan të kandidojnë.

“Cilido që është deputet i PD dhe dëshiron të kandidojë është i mirëpritur t’i nënshtrohet primareve. Kryetari i PD dhe Kryesia de facto nuk kanë më asnjë pushtet mbi kandidaturat që plotësojnë kriteret nga dekriminalizimi. Ata që plotësojnë kriteret do të jenë të mirëpritur në këtë garë”, u shpreh Berisha.

Të fundit