Flash News

Ditari i Opozitës

"Zgjim ekonomik kombëtar", Basha me familjet e vjetra të Elbasanit: Na lidh normaliteti dhe qytetaria

"Zgjim ekonomik kombëtar", Basha me familjet e vjetra të
Basha me familjet e vjetra të Elbasanit

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ishte në Elbasan, ku është takuar me familjet e vjetra të këtij qyteti. Ai tha se pa Normalen e Elbasanit nuk dihet se si mund të ishte zhvilluar arsimi shqiptar.

"Shkolla shqiptare e shqiptarisë pa tё cilën njё zot e di sa kohë do tё kishte marrё dhe se si do tё kishte shkuar puna e arsimit shqip sepse prej këtu përgatiteshin arsimtarët dhe pedagogët e parё shqiptar dhe shpërndaheshin pastaj anembanë Shqipërisë, që arriti të harmonizojë gegërishten dhe toskërishten, duke na dhënë gjuhën zyrtare shqipe, një pasuri e jashtëzakonshme që na bashkon të gjithëve si shqiptarë, na bashkon të gjithëve si komb", tha Basha.

Kryedemokrati foli për 'zgjimin' ekonomik kombëtar që do të vijë përmes investimeve të huaja, pagave dinjitoze për qytetarët, me heqjen e vizave dhe integrimin e vendit në BE.

"Ndaj duke mos harruar zotimin e parë që është zgjim ekonomik kombëtar, zgjim ekonomik për Elbasanin dhe për të gjithë Shqipërinë vende pune, investime me paga më të larta është çelësi për të bërë të mundur gjithçka tjetër, investimet për të bërë të mundur ringjallje n e kulturës, të artit, për të bërë të mundur arsimin normal dhe shëndetësinë që ju shërben njerëzve dhe zgjimi ekonomik kombëtar e Elbasani e i Shqipërisë ecin paralel me rinisjen e asaj rruge që e kemi nisur bashkë më heqjen e vizave rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian", tha ai.

Basha foli dhe për kandidimin e tij në këtë qark, duke treguar edhe se si zbuloi lidhjet me Elbasanin. Ai foli për orgjinën e familjes së tij dhe për qytetarinë që përcjellë ky qytet.

“Normaliteti tipari i Elbasanit më bën krenar që kam qenë deputet i këtij qarku sepse kur kam ardhur këtu ju kam thënë se nga të gjithë, pothuajse nga të gjithë zonat e tjera me qarkun e Elbasanit nuk kisha lidhje. Natyrisht unë dhe prindërit e mi kemi lindur në Tiranë, origjina e prindërve është nga Veriu, ime shoqe i ka nga Jugu, vetëm më Elbasanit nuk kisha një lidhje.

Derisa kuptova brenda javës së parë që na lidhte diçka, na lidh normaliteti, na lidhte normalja, qytetaria, tonet qytetare, veprimet qytetare dhe atë që përshkon qytetarinë europiane, një raport të drejtë midis atij që kërkon votën dhe atij që e jep votën", tha Basha.

Të fundit