Flash News

Ditari i Opozitës

‘Zgjohet’ Basha, përjashton 11 deputetët e pozicionuar prej kohësh krah Berishës

‘Zgjohet’ Basha, përjashton 11 deputetët e pozicionuar

Lulzim Bash ka njoftuar sot Kryesinë e Kuvendit në lidhje me listën përbërëse të deputetëve të saj.

Në listën e përditësuar vihet re mungesa e 11 deputetëve të cilët janë përjashtuar nga Kryesia që me vendimin e marrë më 20 qershor.

Ajo që vlen për t’u sqaruar është fakti se aty nuk janë deputetët që janë përjashtuar më parë pasi i janë bashkuar Sali Berishës dhe nuk njohin as vendimet as strukturat e saj.

Vendimi per përjashtimet eshte marre ne fillim te 2022 dhe eshte reflektuar edhe ne qershor te 2023 te cilet nuk figurojne me si antare te KK per shkak te funksioneve si deputet.

Ndonëse është lajmëruar sot, vendimi i përjashtimit të 11 deputetëve është marrë kohë më parë dhe kjo është pasqyruar prej ditësh në faqen zyrtare pd.al ku në kategorinë e grupit parlamentar, sot ai përbëhet nga 30 deputetë.        

Deputetet e përjashtuar nga grupi parlamentar nga Basha*

1.  Greta Bardeli;

2.  Ina Zhupa;

3 Isuf Çela;

4. Asllan Dogjani;

5.  Bujar Leskaj;

6.  Edi Paloka;

7. Kastriot Piroli;

8. Lindita Metaliaj;

9. Ludovik Hasanaj;

10. Sorina Koti;

11.  Tomorr Alizoti;

Të fundit