Flash News

Ditari i Opozitës

Zhulali: SHBA, presion në rritje qeverisë, raporti i DASH konfirmoi narkoshtetin

Zhulali: SHBA, presion në rritje qeverisë, raporti i DASH konfirmoi

Ilda Zhulali, eksperte e çështjeve ndërkombëtare, thotë se SHBA po rrit presionin ndaj qeverisë Rama për kartelet e drogës të cilat kanë pastruar paratë në ekonominë shqiptare. 

E ftuar në studion e “Task Force” në Syri TV, Zhulali deklaroi se qeveria nuk ka treguar seriozitet në luftën e këtyre karteleve

“Me ardhjen e administratës Trump  ka filluar të ndihet me ndryshimin e përparësive. Përparësia e të gjitha përparësive në Shqipëri do të jetë lufta e karteleve të drogës. Këtë mesazh do të vijojmë ta shohim në çdo takim, të ngarkuarës me punë të ambasadës amerikane me ministra, drejtor policie.

Deri tani qeveria shqiptare nuk ka treguar seriozitet që ta kenë përparësi luftën kundër karteleve të drogës. Si do të përkthehet kjo nga administrata amerikane dhe cfarë masash do të merren ndaj tyre do e shohim. E gjitha kjo është pjesë e presionit në rritje që do të ushtrojë në vijim administrata amerikane që e ka shumë seriozisht këtë luftë", tha Zhulali.

Teksa u ndal tek raporti i DASH për klimën e investimeve e cila identifikon pastrimin e parave të trafikut të drogës, Zhulali tha se të dhënat e futin Shqipërinë në trajtat e narkoshtetit.

“Çdo investitor i huaj që do të vijë në Shqipëri do të lexojë raportin e DASh për klimën e investimeve. Ndërkohë raporti evidenton se kush mendon të investojë sot në Shqipëri i hyn një aventure të rrezikshme.

Aty ka 5 probleme shumë të thella sistemike që lidhen jo vetëm me pastrimin e parave të drogës. Kjo përmendet për herë të parë. E fut Shqipërinë në trajtat e narkoshtetit që opozita e ka denoncuar më parë.

Flet për korrupsionin. Që nëse do të marrësh një kontratë PPP do të duhet të paguash taksën e korrupsionit. Kjo është thellësisht e përhapur. Raporti thotë se gjyqësori është jo funksional, krejtësisht i paralizuar dhe i kapur politikisht.  Raporti evidenton se për shkak të keqqeverisjes po largohet truri. Kjo është panorama që i jep vendit. Kjo rrëzon reklamën që po bën media", u shpreh Zhulali.

Të fundit