Flash News

Ditari i Opozitës

Zhupa: Manastirliu në krye të Arsimit, thirrja e Ramës që të rinjtë të largohen nga vendi

Zhupa: Manastirliu në krye të Arsimit, thirrja e Ramës që

Deputetja e PD-së Ina Zhupa, e ka cilësuar vendimin e kryeministrit Edi Rama për të vendosur, Ogerta Manastirliun në krye të arsimit si thirrje për të rinjtë për tu larguar nga vendi.

Postimi i Ina Zhupës:

Ogerta Manastirliu në krye të arsimit, është thirrja e Ramës për të rinjtë për tu larguar nga vendi!

Ogerta që shkatërroi shëndetësinë, i jepet të drejtoj fatet e fëmijëve dhe të rinjve shqiptar.

Vendimarrja e fundit që siglonte si ministre për propozime në kuvend ishte legalizimi i kanabisit. A e mendonte si nevojë për rininë shqiptare?

Ogerta që në krye të shëndetsisë arriti:

- Të abuzonin me paratë e shtëpive të fëmijëve

- Të mungonin ilacet për fëmijët në pediatri

- Të mos kryenin ekzaminimet e duhura pacietët

- Të mos funksiononin pajisjet

- Të mos kryheshin analizat e duhura për pacientët

- Të pushonte mjek të kualifikuar edhe të vendoste që i duheshin studentët që të kishte mjek me detyrim

- Të shkatërroi ambulancat, duke i kthyer mjekët në kodist të sistemeve kompjuterike

- Të keqmenaxhonte emergjencën covid

- Të zhdukte fondet me tendera sekret

- Të manipulonte shifrat e jetëve të humbura

Vetëm ky “ndryshim” mjafton për të kuptuar sec të mirë për qeverisjen sjellin këto vendime krej personale të Ramës.
Pritet vallë dhënia me koncension e shkollave publike?!

Të fundit