Flash News

Ditari i Opozitës

Zhupa: Rama po tenton të instalojë ‘Republikën e Censurës’

Zhupa: Rama po tenton të instalojë ‘Republikën e

Deputetja demokrate Ina Zhupa deklaroi se Rama po tenton të instalojë në Shqipëri “Republikën e Censurës’.

Në një lidhje direkte për “Kafe Shqeto” në Syri Tv, Zhupa u shpreh se dëshira për të kontrolluar ,ediat dhe lufta daj tyre është një përpjekje e nisur qysh nga qeveria Rama 1.

Sipas demokrates, Rama kërkon që njerëzit të mos kenë informacion mbi korrupsionin e propagandën e qeverisjes.

“Edi Rama, ju e shikoni vetë, me të gjitha aktet është duke tentuar të instalojë atë që do të quhet ‘republika e censurës’. Sepse siç e tregon çdo literaturë, çdo libër që mund të jetë shkruar ndonjëherë si skaner për diktaturën apo autokracinë, informacioni është arma më e rrezikshme kundër shtetit. Dhe Edi Rama këtë e di dhe përpiqet, pavarësisht që i ka të gjitha institucionet lufta e vërtetë është që njerëzit të mos kenë informacionin mbi atë që ndodh në qeverisje, në institucione, në korrupsion, në lidhje me krimin e në gjithçka tjetër, dhe propaganda të jetë e vetmja në politikë dhe Kuvendi të jetë një skenë teatri ku ka një regji qendrore, ku ka disa fjalime të parashkruara nga deputetët e tij nga zyra e tij e piar-it.

Dëshira e tij për të kontrolluar mediat dhe lufta ndaj mediave nuk është një risi e Edi Ramës që ne pamë tani, është një përpjekje e vazhdueshme që nga ‘Rama 1’ e deri më tani. Vetëm këtë verë, kemi të paktën raste shumë të mëdha që lidhen me heqjen e hapësirës së mediave, cenimin e gazetarëve. Kemi rastin e sulmit që i bënë flagrant të ‘Focus Group Media’, duke i marrë edge materialet gazetarëve në mënyrë të paligjshme, duke mos i lejuar të futeshin në godinë edhe pse kishte një vendim gjykate”, deklaroi Zhupa.

Të fundit