Flash News

Ditari i Opozitës

Zhupa: Sot ka më shumë bashkim të demokratëve dhe demaskim të qeverisë

Zhupa: Sot ka më shumë bashkim të demokratëve dhe demaskim

Deputetja demokrate Ina Zhupa foli për situatën politike të PD-së, duke bërë një bilanc për gjatë vitit 2023.

E ftuar në News24, Zhupa tha se partia e nisi vitin e përçarë, por tani është më e bashkuar se kurrë.

“PD e nisi vitin më të përçarë dhe është më e bashkuar. Po e përfundoi viti duke demaskuar këtë pseudo parlamentarizëm. Sot ka më shumë bashkim të demokratëve dhe demaskim të qeverisë”, u shpreh Zhupa.

Teksa u ndal te mosbindja, Zhupa tha se protestat e thirrura nga opozita u zhvilluan për mbrojtjen e ligjit dhe Kushtetutës.

“Mosbindja civile dhe protestat tona nuk lidhet me emrin e zotit Berisha. Protesta e fundit ka qenë në mbrojtje të Kushtetutës. Kjo nuk ndodhi se Berisha do të jetë mbi ligjin, por nuk do që të jetë nën ligjin. Militantët janë të motivuar më shumë dhe këtë e kuptojmë tek strukturat. Protestat janë një nga elementët që militanti vjen dhe shpreh mbështetjen e tij”, tha më tej Zhupa.

Të fundit