Flash News

Ditari i Opozitës

Zhvendosja e kontejnerëve me mbetje toksike, Malltezi: Nuk zbatohet ligji se po vjedh Edi me Maliqët

Zhvendosja e kontejnerëve me mbetje toksike, Malltezi: Nuk zbatohet ligji

Kreu i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi ka reaguar pas lajmit se sot ka nisur zhvendosja e 102 kontejnerëve me mbetje toksike të kompanisë “Kurum” nga Porto Romano.

Mbetjet raportohet se po vendosen në fshatin Vrinë, pranë Shënavlashit, në afërsi të sitit të ri të pallateve të ndërtuara për të pastrehët e tërmetit.

Në rrjetet sociale, Malltezi shkruan se në vendin tonë nuk ka asnjë landfill për mbetjet e rrezikshme, ndaj zgjidhja është detyrimi i ndotësit t'i dërgojë me paratë e veta në një vend-trajtimi për këto mbetje.

Ai shton se qeveria Rama vetëm i zhvendos nga një fshat në tjetrin  për të përlarë trastat me para. 

"Nuk zbatohet ligji se po vjedh Edi me Maliqët. Ligji detyron "ndotësi paguan" - pra ai që ka krijuar ndotjen është përgjegjës për t'a trajtuar.

Nuk kemi asnjë landfill për mbetjet e rrezikshme në Shqipëri, ndaj zgjidhja është detyrimi i ndotësit t'i dërgojë me paratë e veta në një vend-trajtimi për këto mbetje me gjasë ne vendet e BE.

POR JO, Ed Hajduti me hajdutët e tjerë i heqin nga fshati X dhe ndosin edhe fshatin Y veç për të përlarë trastat me para. Veç në filmat me mafien kemi parë e dëgjuar krim të tillë!", shkruan Malltezi. 

 

 

Të fundit