Flash News

Ditari i Opozitës

Zjarri në pallatin te Rruga e Kavajës, PD: Sistemi zjarrfikës i rrënuar

Zjarri në pallatin te Rruga e Kavajës, PD: Sistemi zjarrfikës i

Sekretari për Diasporën në PD, Indrit Hoxha ka reaguar në lidhje me zjarrin që ra ditën e sotme në pallatin 10 katësh, te "Rruga Kavajës" në Tiranë.

Hoxha në një postim në Facebook , shkruan se asnjë ndërtim nuk është me sistem antizjarr dhe se sistemi zjarrfikës në Shqipëri është pothuajse i rrënuar

Edhe pse nje meter katror ne kullat e Tiranes mund te kushtoje nga 1500-3000€ pothuajse asnje ndertim nuk eshte me sistemet anti zjarr, sistemi zjarrfikes ne Shqiperi eshte pothuajse i rrenuar sepse buxheti i shtetit nuk e superton qe te jete sipas standarteve europine edhe pse tashme eshte nje nder kushtet per tu antarsuar ne BE! Ligji duhet rishikuar ,kontrollet duhet te jete te rrepta dhe duhen zbatuar,sot u dogje vetem fasada e nje pallati neser rrezikon jete njerzish nese masat nuk do merren.”, shkruan Hoxha në Facebook.

Të fundit