Flash News

DITARI POLITIK

Begaj dekreton datën, seanca e parë e legjislaturës së re të Kuvendit mbahet më 12 shtator

Begaj dekreton datën, seanca e parë e legjislaturës së re

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar datën e mbledhjes së legjislaturës së re të Parlamentit. Mbledhja do të mbahet më 12 shtator në orën 10:00.

Presidenti i bën thirrje opozitës që të jetë aktive dhe konstruktive, ndërsa kërkon nga mazhorancë përgjegjshmëri në ushtrimin e pushtetit.

“Përgjegjshmëria dhe përulësia nga mazhoranca në ushtrimin e pushtetit duhet të përplotësohet nga një opozitë aktive, konstruktive dhe e përkushtuar ndaj rolit të saj thelbësor në një demokraci. Dialogu dhe respekti për dallimet janë themel i bashkëjetesës demokratike”, ka thënë Begaj.

Të fundit