Flash News

DITARI POLITIK

Celibashi njëlloj si PS-ja, propozon datën 11 Maj për zgjedhjet e 2025

Celibashi njëlloj si PS-ja, propozon datën 11 Maj për zgjedhjet e

Për kryekomisionerin zgjedhor Ilirjan Celibashi 11 maji i vitit të ardhshëm është data mw e favorshme  për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare.

Deklaratën e tij Celibashi e bëri menjëherë pasi doli nga Presidenca ku zhvilloi një takim konsultativ me kreun e Shtetit Bajram Begaj lidhur me procesin e nisur për përcaktimin e datës së zgjedhjeve.

Kreu i KQZ-së, Itheksoi se edhe pse propozimi i tij “mund të jetë e përputhur me kërkesën e dikujt tjetër, por nuk ka lidhje”.

Ne rekomanduam tek Presidenti i Republikës që të jetë data 11, edhe pse kjo kërkesë mund të jetë e përputhur me kërkesën e dikujt tjetër, por nuk ka lidhje.

Nuk shikojmë axhendën politike, por mundësinë që kemi në aspekt të kohës për të përgatitur zgjedhjet e ardhshme”, tha kreu i KQZ-së.

Më herët gjatë ditës së sotme, Begaj zhvilloi dhe një takim me përfaqësues të Partisë Socialiste, të cilët propozuan gjithashtu 11 majin 2025 si datë për zhvillimin e zgjedhjeve.

 

Të fundit