Flash News

DITARI POLITIK

Debati/ Tabaku i kujton Kajmakun, Rama “acarohet” dhe shmanget duke sulmuar Sali Berishën

Debati/ Tabaku i kujton Kajmakun, Rama “acarohet” dhe shmanget duke

Kryeministri Edi Rama dhe deputetja demokrate Jorida Tabaku janë “përplasur” në Kuvend. Teksa po replikonin mbi situatën ekonomike në vend, Tabaku “kritikoi” përdorimin që po i bën mazhoranca situatës në të cilën gjendet opozita.

Ajo i ka përmendur Ramës ështjen Kajmakun. Kujtojmë se ish-kryebashkiaku i Ramës është arrestuar për trafik droge disa javë më parë në Itali.

Përmendja e Kajmakut, duket se e ka nervozuar Edi Ramën. Gjatë replikës së tij, kryeministri nuk foli për Kajmakun, por u shmang duke sulmuar Sali Berishën.

Pjesë nga diskutimi

Tabaku: Sot opozita nuk është e fortë dhe as ne nuk krenohemi që jemi në një situatë jo të mirë. Po të isha në vendin tënd, s’do e përdorja kurrë, por ndoshta në politikë mendojmë ndryshe, për ta përdorur dobësinë e tjetrit e për të bërë politikën e ditës. Politikën e ditës në fakt duhet ta bësh me ato që ke marrë mbi supe, me Kajmakët, me gjizën e gjalpin e radhës.

Rama: E kam për procedurë, sepse Tabaku kaloi nga domatet te dekriminalizmim dhe ishte një kapërcim nga tema. Kapërcim shumë i madh nga tema, megjithatë dy fjalë kisha për të.

Tabaku fole për një linjë telefoni antikorrupsion, ajo ka qenë linja “alo Doktor”, nuk ka qenë linjë e qeverisë sonë. ishte një linjë “Alo Doktor”. Dhe nga ana tjetër e telefonit presupozohej që dilte doktori dhe i thyente brinjët korrupsionit.

S’ka problem, përkundrazi mua më vjen shumë mirë që ju i përmendni ato që në fakt janë provat e një ndryshimi rrënjësor, që po e sjellim ne.

 

Të fundit