Flash News

DITARI POLITIK

Detajet nga vizitat në Shqipëri, McGonigal i dërgoi mikut të tij një foto me Ramën: Po reformon drejtësinë, do të kemi mundësi

Detajet nga vizitat në Shqipëri, McGonigal i dërgoi mikut të

Raporti i publikuar së fundmi nga Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara ka zbuluar informacione të rëndësishme lidhur me Charles McGonigal, dhe përfshirjen e tij në një seri veprimtarish të ndaluara që lidhen edhe me Shqipërinë.

Janë zbuluar detaje të tjera që thellojnë lidhjen e McGonigal me kryeministrin shqiptar, Edi Ramën.

Një nga momentet e zbuluara është një foto e dërguar nga McGonigal në 9 shtator 2017, e cila tregon atë me kryeministrin Rama.

Në mesazhin që shoqëronte foton, McGonigal shkruante se Rama po reformonte sistemin e drejtësisë në Shqipëri dhe se ky zhvillim ofronte “shumë mundësi”.

Ky mesazh, i dërguar një miku të ngushtë të McGonigal, sugjeron një interes të thellë nga ana e ish-agjentit të FBI-së për zhvillimet politike në Shqipëri.

Siç është raportuar më herët, McGonigal kishte zhvilluar takime të fshehta në Tiranë dhe Nju Jork me individë të cilët përshkruhen si “ish-zyrtarë të lartë të qeverisë shqiptare”.

 Po ashtu, ai pati dy darka private me kryeministrin Rama gjatë vizitave të tij në Shqipëri, aktivitete të cilat nuk i ka raportuar te institucionet përkatëse.

 

Të fundit