Flash News

Ditari i Opozitës

Dhuna ndaj avokatit Mëngjesi, Dogjani: Krimi godet në mes të ditës, bandat nuk kanë frikë nga ligji

Dhuna ndaj avokatit Mëngjesi, Dogjani: Krimi godet në mes të

Komisioni i Ligjeve në mbledhjen mbajtur sot ka dënuar dhunën e ushtruar ndaj Sokol Mëngjesit, avokati i liderit të opozitës Sokol Mëngjesi.

Ishte deputeti demokrat Asllan Dogjani i cili dënoi ngjarjen e rëndë dhe i bëri thirrje autoriteteve të gjejnë dhe të vendosin para përgjegjësisë autorët. Dogjani tha se bandat dhe krimi godet në mes të ditës në kryeqytet, dhe se siguria e qytetarëve kërcënohet seriozisht.

Dogjani: Ka ndodhur një ngjarje e rëndë pak minuta më parë në Bllok. Meqë jemi në Komisionin e Ligjeve, dhe rasti ka të bëjë me një avokat i cili është goditur në mes të Bllokut në mes të ditës me leva. Ai është pedagog Sokol Mëngjesi dhe avokat i Sali Berishës. Kjo ngjarje tregon që të goditet një avokat me emër po kushdo që të jetë tjetër në mes të kryeqytetit, tregon që banda krimi nuk ka frikë nga ligji. Qytetarët janë të pasigurt kur krimi godet në mes të Bllokut një koleg tonin, mendoni se çfarë mund të bëjnë me qytetarë të tjerë. Gjej rastin që ta dënoj këtë dhunë të ushtruar ndaj Sokol Mëngjesit dhe t’i kërkoj organeve dhe ne si Komision ta dënojmë këtë dhunë.

Edhe kryetarja e Komisionit dhe deputetja socialiste, Klotilda Bushka dënoi dhunën ndaj Mëngjesit dhe shprehu solidaritet me avokatin.

Bushka: Në emër të komisionit solidarizohemi të gjithë. Dënojmë çdo akt dhune ndaj avokatëve ndaj çdo personi që ushtron funksionet e veta. Do të duhet jo vetëm ta dënojmë, por t’ bëjmë thirrje organeve të nxjerrin para përgjegjësisë fajtorët, pa arritur para konkluzioneve.

Të fundit