Flash News

DITARI POLITIK

“E ke marrë edukatën te Lana”/ Replika mes Spahos dhe Ramës në Kuvend: Po na trajtoni si armiq

“E ke marrë edukatën te Lana”/ Replika mes Spahos dhe

Kuvendi mbajti sot seancën plenare të radhës, e cila nisi fillimisht me rrëzimin e kërkesës së deputetes Ina Zhupa për interpelancë me ministren e Kulturës Elva Margariti.

Seanca vijoi me kritikat e deputetit demokrat Edmond Spaho sa i përket kohës që iu vendoset në dispozicion për diskutim disa deputetëve të PD-së. Spaho tha se një pjesë po trajtohen si armiq, ndërsa nuk i kurseu edhe disa kritika për kryeministrin Rama.

Një reagim i Ramës shkaktoi tjetër replikë nga Spaho, ër të vijuar me ndërhyrjen e deputetit të Partisë së Lirisë Petrit Vasili, i cili u shpreh se fakti që opozitës nuk i merret mendimi për asnjë projektligj apo raport, po bëhet zakon.

Debati:

Edmond Spaho: Një grup deputetësh po i trajtoni si të njerkës, si armiq. Në çdo listë diskutimesh jemi të renditur të fundit. Pse mbahet ky qëndrim. Nëse na keni caktuar të jemi të pavarur kur unë nuk ndihem i pavarur. Na trajtoni me një fije dinjitet. Një nga opozita, një nga pozita dhe pastaj ne armiqtë. Kam që në tetor jam i fundit që diskutoj. Për çdo gjë që thua hedh vetëm batuta. Te ura e Lanës e ke marrë edukatën

Edi Rama: Ti je ëmbëlsira në fund

Edmond Spaho: Me rrugaçët e Tiranës je rritur

Petrit Vasili: Rregullorja e kuvendit kërkon që në çdo projektligj apo akt që kalohet në sallë në relacionin që e shoqëron të ketë çdo gjë që ka ndodhur dhe cili ka qenë mendimi i pakicës në komision. I gjithë ky detyrim nga neni 34 i rregullores mbyllet vetëm me një fjalë, deputetët e opozitës u shprehën kundër.

Kjo ide që nuk ka rëndësi se çfarë flet opozita dhe nuk reflektohet asnjëherë vazhdon të bëhet vijë. Ky është debat parlamentar jo debat i një partie. Nëse është debat partie thojeni që është i tillë. Ndryshe e ndryshojmë rregulloren që flet vetëm një parti. Kushdo që vjen në sallë ka të drejtë të shikojë si është debatuar. Ato mendimet e kundërta kanë qenë të argumentuara dhe solide, ky është halli juaj. Kjo “flasim vetëm ne” është për ata me probleme të forta të personalitetit. Respektojeni këtë normë të rregullore

Lindita Nikolla: Të gjithë seancat janë publike. Raportet janë të plota. Relacioni përcakton vetëm thelbin e asaj që ka ndodhur në Komision. Nuk na kushton asgjë që ajo është shkruar në raport të hidhen edhe në relacion.

Të fundit