Flash News

DITARI POLITIK

Gjuha fyese ndaj Bardhit, 17 organizata të shoqërisë civile shkresë Kuvendit: Merrni masa ndaj Zegjine Çaushit

Gjuha fyese ndaj Bardhit, 17 organizata të shoqërisë civile

17 organizata të shoqërisë civile i janë drejtuar me një shkresë Kuvendit ku kërkojnë marrjen e masave disiplinore për deputeten e PS, Zegjine Çaushi.

Organizatat theksojnë se në seancëne 19 shkurtit, Çaushi ka përdorur një gjuhë fyese ndaj kolegut të saj demokrat Gazment Bardhi, që bie ndesh me standardet e komunikimit parlamentar.

“Deputetja Zegjine Çaushi përdori gjuhë fyese dhe denigruese ndaj Kryetarit të Grupit Parlamentar, z. Gazment Bardhi, duke përdorur shprehjeve  që cenojnë dinjitetin personal dhe bien ndesh me standardet e komunikimit parlamentar të parashikuara në aktet rregullatore të Kuvendit”, thuhet në letër.

Sipas organizatave, Çaushi ka bërë një sjellje të përsëritur joetike parlamentare, duke kërkuar që të merret masa disiplinore “vërejtjes” dhe se masa e “tërheqjes së vëmendjes”.

“Kjo kërkesë nuk synon kufizimin e debatit politik, por garantimin e kufijve etikë që e bëjnë debatin demokratik, konstruktiv dhe në përputhje me dinjitetin e institucionit të Kuvendit. Kërkojmë nga mediat të luajnë rolin e tyre edukues dhe të raportojnë me përgjegjshmëri, duke mos ui bërë jehonë e gjuhës së urrejtjes, por të kontribuojnë në ngritjen e standardeve të komunikimit publik, duke promovuar gjuhë të kujdesshme, analizë të balancuar dhe respekt për vlerat themelore të demokracisë dhe barazisë”, shprehen organizatat në letër.

Në seancën e 19 shkurtit, Zegjeni Çaushi replikoi ndaj Bardhit me një gjuhë denigruese dhe fyese.

"Nuk më besove o xhan kur ta thash te deti i Fierit. Erdhe në Fier vetëm për të pirë xhin në 2 të natës e për të shkëlqyer sytë. E për të ngrënë qoftë në lokalin e lagjes se nuk kishte lushnjar e Fierak që ta hapi derën. Ti je një njeri që vetëm për t’u përdredhur erdhe në Fier, me atë trupin tënd si purtekë domatesh", tha Zegjineja nga Kuvendit.

 

Të fundit