Flash News

DITARI POLITIK

“Gropat SKEPTIKE, puthjet, tallavaja dhe heronjtë”, gafat më ‘pikante’ të politikanëve gjatë 2023-it

“Gropat SKEPTIKE, puthjet, tallavaja dhe heronjtë”, gafat

Politikanët nuk u kanë shpëtuar gafave edhe 2023-shin. Ndonëse nga pakujdësia, shpejtësia, por edhe nga emocionet ata kanë bërë lapsuse të cilat kanë bërë xhiron e rrjetit duke u kthyer në një material për të shkaktuar të qeshura.

Më poshtë Politiko.al iu rendit disa nga gafat e figurave të politikës

Partia Socialiste e ka nisur këtë fushatë elektorale vetëm duke sharë dhe ulur kundërshtarin. Në momentet për të ngritur veten dhe udhëheqësin e tyre, Edi Ramën në piedestal, gafat e bëra nga kandidatët kanë qenë të shpeshta.

Kryebashkiaku i Kamëz, Rakip Suli teksa ka zhvilluar një takim në Kamëz në praninë e Edi Ramës është ngatërruar teksa fliste para mbështetësve të tij.

“Gropat SKEPTIKE, puthjet, tallavaja dhe heronjtë”, gafat

Sula u ka kërkuar mandatin e dytë mbështetasve, teksa ka thënë se Kamza është e dyta pas Tiranës dhe Durrësit për bursat që jep për nxënësit. Domethënë sipas Sulit, Tirana dhe Durrësi janë një bashki, që Kamza rezulton Bashkia e dytë.

Dhe ne pas Tiranës dhe Durrësit, jemi bashkia e dytë në Shqipëri që paguajmë bursa për nxënës ekselentë. Nga klasa e gjashtë në të nëntën, 270 dollarë në vit. Nga 10-12 450 dollarë në vit. Por nëse e implementoj kryeministri Edi Rama, se e harrova, prej dy vitesh kemi nxënës ekselente që kontribuojnë në Bashkinë Kamëz”, ka thënë Suli.

Mirëpo deklarata e kandidatit të Partisë Socialiste në Patos, Fation Duros, është e paparë.

@politiko.al Fation Duraj, kandidati i PS për bashkinë Patos gjatë një prej takimeve të me banorët e zonës ka bërë gafën e rradhës duke thënë se fokusi i tij për 4 vitet e ardhshme do jntë fëmijët, djemtë e vajzat që tashmë janë në pension. #patos #kandidat #partiasocialiste #video #vv #viral #viralvideo #rama #mekje ♬ original sound - Politiko

Teksa po mbante fjalën, ai u shpreh se në takim ndodheshin “djem edhe vajza të reja, që tashmë janë në pension”. Madje theksoi Fation Duro, “ata meritojnë edhe kënde ku të luajnë”

Këtu ka fëmijë të vegjël, janë dy vajzat aty. Gjithashtu ka djem edhe vajza që tashmë janë në pension. Dhe realisht e meritoni një vend ku të kaloni pasditen, ku të shkoni në mëngjes, dhe e kam një ide se ku duhet bërë. Aty ku është shkolla aktuale, është vendi i duhur që mund të kthehet në ambient relaksues për të gjithë ju”, u shpreh kandidati i Partisë Socialiste.

Rakip Suli dhe gropat SKEPTIKE’

“Gropat SKEPTIKE, puthjet, tallavaja dhe heronjtë”, gafat

Kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli është i njohur për gafat e tij në fjalimet dhe intervistat që jep.

Më 19 MAJ ai ka bërë pikërisht një të tillë. Teksa ka qenë duke folur për shkollat Suli tha se aty kishte ‘gropa skeptike të vitit 2019’, ndërkohë që termi i duhur do ishte gropa septike.

Edhe kryebashkiaku i Matit Agron Malajt la ‘gjurmët e tij’ në këtë fushatë.

Malaj i cili garon për një tjetër mandat në këtë bashki ka bërë një deklaratë të papritur gjatë takimit elektoral të drejtuar nga zv kryeministrja Belinda Balluku.

Malaj tha se i pari për këtë vend është Edi Rama, pastaj janë 10 mijë vende bosh dhe pastaj vjen populli.

Në fushat e tyre kanë spikatur. Por duhet të bëjmë dhe një analizë tjetër, kush është Edi Rama dhe Sali Berisha, kush është Edi Rama dhe Ilir Meta. Ka një diferencë shumë të madhe. Është Edi Rama, janë nja dhjetë mijë vende bosh, pastaj vjen populli, në fund fare janë ata”, u shpreh Malaj.

Rama ofendon qytetarët në Kavajë: Pse e doni mbrapsht gjithmonë?



Kryeministri Edi Rama teksa ka prezantuar kandidatin në Kavajë, ka ofenduar qytetarët e Kavajës.

Duke përmendur sloganin e tij elektoral, Rama iu drejtua qytetarëve me fjalët: Pse e doni mbrapsht gjithmonë.

"Luzi e di një drejtim, shkon vetëm përpara, ju mbetët duke shkuar mbrapa. Luzi është vetëm avanti. Ç'e keni këtë zakon që doni mbrapsht gjithmonë, s'e kuptoj?", tha Rama.

Kandidati i PS në Librazhd ‘reciton’ fjalimin, shkrihet së qeshuri bashkë me Gjiknurin para qytetarëve

Kandidati i Partisë Socialiste në Librazhd, Mariglen Disha është shfaqur mjaft euforik në miting-un e zhvilluar me banorët e tij. Madje euforia nuk e ka lejuar t’i përmbahet fjalimit të shkruar nga këshilltarët e tij.

Disha ka nisur të recitojë fjalimin duke shkaktuar të qeshura në sallë, madje edhe Damian Gjiknuri është shkrirë së qeshuri me të folurën e Dishës, i cili jo pak herë u ngatërrua me fjalët e tij.

Benet Beci imiton Ramën me kërcimin e tallavasë

“Gropat SKEPTIKE, puthjet, tallavaja dhe heronjtë”, gafat

Me këngën “Ça po meno, hajde festo”, të fushatës elektorale të Partisë Socialiste, beteja e vërtetë midis rilindasve është se kush e kërcen më mirë tallavanë.

Që nga momenti që u bë publike kënga, kryeministrit Edi Rama thuajse në çdo dalje të tijën e ka “qarë” tallavanë me të kërcyer.

Edhe kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Shkodrës Benet Beci nuk i ka rezistuar ritmeve të kolonës zanore të zgjedhur për fushatën e 14 majit.

Në një video të publikuar në rrjete sociale, Beci shihet mes të rinjve duke kërcyer tallava.

Berisha harron emrat e kandidatët

Sali Berisha ka bërë një gafë nga bashkia e Kavajës, ku ishte në takim me mbështetësit e tij. Pasi uroi festën e Fiter Bajramit, Berisha nisi të fliste për zgjedhjet e 14 majit dhe kur po përmendte kandidatin e koalicionit të tij me Ilir Metën, Fisnik Qosja, në fakt po i drejtohej kryetarit të PD-së, Eni Kadiut.

Edhe në Përmet u përsërit e njëjta gafë. Gjatë prezantimit të kandidatit të koalicionit opozitar në bashkinë Përmet, Berisha ishte në foltore dhe po mbante fjalën kur po mundohej të kujtonte emrin, madje edhe ta lexonte, gjë që i mori disa minuta derisa tha emrin e Edmond Kominos.

Gledian Llatja kopjon programin dhe idetë e Luçiano Boçit!

Teksa kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë e Elbasanit Luçiano Boçi prezantonte programin e tij për zgjedhjet e 14 majit, siç duket këto ide i kanë pëlqyer dhe rivalit të tij socialist, Gledian Llatja.

Siç shihet në video, Boçi më 6 prill të këtij viti fliste për një projekt për lagjen Kala në Elbasan dhe shtëpinë e Lef Nosit, po këto ide prezantoi edhe socialisti Llatja më 12 prill.

Duket se të njëjtën ide socialisti ka pasur dhe për shtëpinë e Aleksandër Xhuvanit, akademikun e njohur elbasanas, të cilin e ngatërron dhe me Aleksandër Moisiun.

Duke mos u mjaftuar me kaq, Llatja ka prezantuar si program të tij dhe ndërtimin e muzeut të arsimit, një ide kjo e Boçit. E natyrshëm lind pyetja nëse është rastësi e frikshme apo ethet e fushatës kanë nxitur socialistin që të ‘vjedhë’ idetë e rivalit të tij.

Luçiano Boçi: Brenda kalasë ka shtëpi që kanë brenda tyre kujtesën historike të cilat duhen rindërtuar si vlera të trashëgimisë kulturore dhe historike të Elbasanit dhe të jenë pjesë e gudiave turistike. Përmend këtu shtëpinë e Lef Nosit, Aleksandër Xhuvanit, muzeun e arsimit

Gledian Llatja: Gjithashtu  kemi një potencial të madh, një trashëgimi të lënë në Elbasan, shtëpinë e Lef Nosit, shtëpia e Aleksandër Moisiut…Aleksnadër Xhuvani ka një potencial shumë të madh. Kemi një projekt të ndërtojmë muzeun e arsimit.

E moshuara i jep lulet Ramës dhe rrëzohet, kryeministri vazhdon kërcen tallava

@politiko.al E moshuara i jep lulet Ramës dhe rrëzohet, kryeministri vazhdon kërcen tallava Lexoni lajmin e plote tek Politiko.al #rama #kryeministria #kryeministri #partiasocialiste #dhune #dhunes???????????? #fushate #moshuara #video #vv #fly ♬ original sound - Politiko

Kryeministri Edi Rama ndërkohë që kërcente me këngën e fushatës në Devoll, një e moshuar i është afruar me lule në dorë për t’i dhuruar trëndafilat e kuq që kishte mbledhur për të.

Siç duket edhe në videon e mëposhtme, Rama vijon i buzëqeshur duke kërcyer me këngën e fushatës, merr lulet nga dora e zonjës që në atë moment po rrëzohej dhe kthen shikimin në vend tjetër i pashqetësuar.

Ndërkohë që truproja e tij shkoi që ta ndihmonte, kreu i qeverisë ktheu shpinën sikur kjo mos të kishte ndodhur.

Sotiraq Filo në krizë për ‘like’, detyrohet t’i blejë nga Pakistani

“Gropat SKEPTIKE, puthjet, tallavaja dhe heronjtë”, gafat

Shpesh politikanët ‘tregojnë dhëmbët’ përmes impaktit që kanë në rrjetet sociale.

Mirëpo, ka nga ata që për të krijuar idenë se kanë pëlqimin e qytetarëve, shpesh manipulojnë duke blerë ‘like’ edhe përtej kufijve.

I tillë është rasti i Sotiraq Filos, kryebashkiakut të Korçës. Siç duket edhe nga kjo foto, në një postim të Filos komentuesit nuk duken aspak emra vendas, por të huaj, kryesisht nga Pakistani, duke përkthyer në kuptimin real të sloganit të PS: Voto për para!

Vallja e Tropojës 'elektrizon' Ramën, detyron socialistët të kërcejnë

Fushata zgjedhore e 14 majit nis me shumë entuziazëm për kryeministrin Rama. Në një takim me banorët e Kukësit, Rama nuk ka mjaftuar vetëm me kërcimin e tij, por ka marrë në valle edhe socialistët.

Siç shihet në video, ai ‘detyron’ kandidatin socialist të Kukësit Rexh Byberi t’i bashkohet Vallës së Tropojës të cilën e cilësoi një Rock ‘n’ Roll shqiptar.

"O Rexh po çohu. Safet po nuk kërceve vallen e Tropojës nuk je kuksian, çohu çohu se vjen pastaj e Kukësit. Futu kërce tashi, vallen e Tropojës”, i drejtohet Rama Byberit dhe Safet Gjicit, ndërsa këta të fundit duket se i gjen ‘belaja’ e çohen për të kërcyer.

Rama nuk mjaftohet me kaq. Dëshirën për të kërcyer ia imponon edhe një qytetareje së cilës i thotë: “A të dhemb këmba ty? Mirë se kërcen shoqja për ty. Do vimë tani te Kukësi... kjo është më e fortë...”.

 

Rama puth ‘me pasion” kryeministrin e Luksemburgut

@politiko.al Në takimin me Bettel, Rama i ngazëllyer nga malli e puth në ballë para gjithë mediave botërore. Lajmin e plote e gjeni tek Politiko.al #rama #kryeminister #video #viralvideo #mekjerpt???????? #viral #puth #133 ♬ Puthe - Elvana Gjata

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë në Rekjavik të Islandës, më 16 maj ku mori pjesë në samitin e Këshillit të Evropës.

Ai është takuar me të pranishmit dhe ajo që nuk i shpëtuar mediave ka qenë takimi me kryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel.

Në takimin me Bettel, Rama i ngazëllyer nga malli e puth në ballë para gjithë mediave botërore.

Vazhdon saga e puthjeve, Rama puth në qafë kryeministren italiane

Kryeministri Edi Rama e ka vërtetuar dhe njëherë që nuk i intereson nëse ndodhet para kamerave për të shafqur një sjellje të shkujdesur dhe aspak zyrtare sikurse i takon të sillet një  kryeministri.

Në samitin e Komunitetit Politik Evropian, që po zhvillohet në Moldavi, Rama ka puthur kryeministren italiane Giorgia Meloni.

Deputeti i PS, “shpall” hero të Dibrës, Hajredin Pashën

Deputeti socialist, Tonin Gogu, e ka cilësuar Hajredin Pashën si heroin e të gjithë dibranëve, referuar këngës së dedikuar luftimeve përballë Perandorisë Osmane.

170 vite këngë e lavdi, dedikuar Hajredin Pashës, heroit të gjithë dibranëve. Një prej dedikimeve që ndër breza është trashëguar e vijon të ngjallë njësoj emocione”, ka shkruar Gogu në Facebook.

Si për të mos mjaftuar kjo, socialisti i shton gafës edhe hashtaget e krijuara në emër të ish-gjeneralit osman Pashës #hajredinpasha #hero #song #dibra #history.

Pasi postimi filloi të bëhej viral në media, Gogu e ka korrigjuar postimin, duke e bërë “170 vite këngë e lavdi dedikuar heronjve dibranë. Një prej dedikimeve që ndër breza është trashëguar e vijon të ngjallë njësoj emocione.”

“Gropat SKEPTIKE, puthjet, tallavaja dhe heronjtë”, gafat

Në fakt, Hajredin Pasha, edhe për Gogun që nuk e di, nuk ka qenë hero për dibranët. Hajredin Pasha ka qenë një ish-gjeneral i dërguar asokohe në vitet 1844 nga Perandoria Osmane për të pushtuar Shqipërinë.

Ushtria me në krye gjeneralin fanëkeq Hajredin Pasha, marshoi nga Selaniku në Shkup, Gostivar, Grykë e Radikës, Gjoricë. Qëndresën e parë Hajredin Pasha e hasi në Rekë ku banorët i shkaktuan 3000 të vrarë e të plagosur.

Qëndresa e dytë u bë në në Gjoricë të Dibrës, buzë Drinit të Zi më 25 korrik 1844.

Gjestet e çuditshme të Ramës në pritjen e trupave të NATO-s

Kryeministri Edi Rama ka tërhequr vëmendjen më 23 maj mes zyrtarëve të tjerë të lartë në pritjen e organizuar për trupat e NATO-s, në stërvitjen ushtarake ‘Defender 2023’ që do të zhvillohet në Shqipëri.

Fillimisht, ra në sy për shkak të veshjes e cila dukshëm ishte ndryshe nga të pranishmit e tjerë. Veç kësaj, Rama u pa edhe duke bërë sjellje të çuditshme. Ai shihet duke kafshuar duart, nuk mungojnë as momentet kur shikon si i hutuar sa majtas e sa djathtas.

Ermonela Felaj “shthur” gojën: Vari l*sht…

 

Mes debateve të shumta që u bënë në Kuvend sa i takon projektligjit për rritjen e pagave për deputetët dhe ministrat, po ashtu dhe të administratës publike, zëvendëskryetaren e Kuvendit, Ermonela Felajn e lanë nervat.

Teksa vijonte me procesin e votimit, Felaj për një çast harroi se kishte hapur mikrofonin dhe tha: “vari leshtë!“.

"Gafa" e Ramës, ngatërron presidentët e SHBA-së

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një podcast ku kishte të ftuar modelen shqiptare, Emina Cunmulaj.

Mirëpo gjatë bashkëbisedimit, Rama bëri një gafë ku ngatërroi presidentët amerikanë, Reagan me Roosevelt.

“Se njerëzit kujtojnë se të merresh me politikë, është të jesh vetëm politikan, është vetëm të jesh deputet, është vetëm të jesh i përzim drejtpërdrejt dhe përditë, jo! Të merresh me politikë është të jesh një qytetar i mirë. Se nuk e di cili prej presidentëve amerikanë, kam përshtypjen Ronald Reagan, thoshte nuk mjafton një njeri i mirë për të bërë një qytetar të mirë. Njeriu i mirë është për veten dhe njerëzit rreth tij, qytetari i mirë është edhe për jashtë pragut të shtëpisë, që thotë fjalën apo jep kontributin”, tha Rama.

Në fakt shprehja që Rama citoi, nuk është thënë nga Reagan, por nga Roosevelt. “Një qytetar i mirë nuk është një qytetar i mirë nëse nuk është qytetar i angazhuar”, është shprehja e thënë nga Theodore Roosevelt.

GAFA e Nikollës: Janë prezent në votim 73 deputetë, projektligjet miratohen me 83 vota

“Gropat SKEPTIKE, puthjet, tallavaja dhe heronjtë”, gafat

Opozita bllokoi punimet normale të Kuvendit të Shqipërisë, më 20 Nëntor duke mos lejuar maxhorancën të prezantojë buxhetin e vitit 2024. Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka miratuar në parim projektbuxhetin e 2024, por duke bërë një gafë në raportimin e shifrave të votimit.

Nikolla hapi votimin për prezencën në Kuvend, ndërkohë që u shpreh se në sallë ishin të pranishëm 73 deputetë.Kuorumi nuk u realizua me elektronikë, por votimi u bë me kartona jeshil.

Ligji për akcisën është votuar në parim me 73 vota pro, por projektligjet e tjera në mënyrë të habitshme u shtuan me 10 vota. Ndërkohë që projektligjet e tjera sipas Nikollës u miratuan me 83 vota pro.

Nikolla u shpreh në fillim që në nisje të seancës se të pranishëm ishin vetëm 73 deputetë, ndërkohë që i habitshëm është fakti sesi u shtuan edhe 10.

Të fundit