Flash News

DITARI POLITIK

Këshilli i Mandateve shqyrton kërkesën e SPAK, opozita proteston para Kryesisë së Kuvendit

Këshilli i Mandateve shqyrton kërkesën e SPAK, opozita proteston

Opozita do të mbajë sot protesta para Kryesisë së Kuvendit, teksa në orën 12:00 do të mblidhet Këshilli i Mandateve për të shqyrtuar kërkesën e SPAK  për t’i dhënë autorizim për ndryshimin e masës së sigurisë për kryedemokratin Sali Berisha.

Berishës i është caktuar masa ‘detyrim paraqitje’ për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

Vetë kryedemokrati ka deklaruar para mediave se do të respektojë vendimin e Kuvendit. Berisha u shpreh se nuk e ka kundërshtuar vendimin e SPAK vetëm sepse i referohet atij, por sepse është një vendim antikushtetues.

Të fundit