Flash News

DITARI POLITIK

Kryemadhi: Akuzat ndaj meje janë gjueti shtrigash, u paditëm nga Veliaj

Kryemadhi: Akuzat ndaj meje janë gjueti shtrigash, u paditëm nga

Ish-kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka reaguar ndaj akuzave të ngritura nga SPAK.

E ftuar në emisionin “Log” në News24, Kryemadhi i quajti të pabaza dhe një “gjueti shtrigash”, e cila sipas saj mbështetet në sulme të koordinuara politike.

“Gjithçka është një gjueti shtrigash. PD në një anë, nuk them që nuk ka sulmuar LSI-në dhe Ilir Metën. PS po ashtu. Por perceptimi publik iu bashkua një fletërrufeje. Asnjë prej akuzave ndaj meje nuk ekziston. Që të bësh pastrim parash duhet të ketë vepër penale. Cila është ajo? Që të fshehësh pasurinë, duhet të gjesh më parë pasurinë e fshehur,” u shpreh ajo.

Kryemadhi përmendi pretendime që janë bërë publike, përfshirë ato për pronësi minierash në Afrikë.

“Një artikull thoshte që kam miniera në Afrikë. I gjetën minierat në Afrikë këta? Akuzuan se kam bërë operacione plastike 280 mijë euro. I gjetën? Akuzuan që Ilir Meta ka fjetur në një hotel me Kastriot Ismailajn dhe ka marrë para prej tij. Doli që nuk ka fjetur në të njëjtën dhomë dhe nga llogaritë e Ismailajt nuk ka kaluar asnjë qindarkë në llogaritë e Metës,” deklaroi Kryemadhi.

Të fundit