Flash News

DITARI POLITIK

Kuvendi voton shkarkimet dhe emërimet e ministrave të rinj, rrëzon kërkesën për debat

Kuvendi voton shkarkimet dhe emërimet e ministrave të rinj,

Kuvendi ka votuar dekretimin e ministrave të rinj të kabinetit qeveritar. Në një seancën të posaçme, u krye shkarkimi i ministrave Olta Xhaçka, Ogerta Manastirliu, Evis Kushi, Frida Krifca, Edona Bilarli si dhe Milva Ikonomit.

Kuvendi ka votuar emërimin Arbjan Maznikut, Albana Koçiut, Igli Hasanit, Ogerta Manastirliut dhe Anila Denajt.

Nga ana tjetër, është rrëzuar kërkesa e opozitës për debat mbi shkarkimet dhe emërimet e ministrave të rinj.

Votimet në Kuvend

Emërohet me 73 vota pro dhe 35 kundër Arbian Mazniku si ministër Shtetit për Pushtetin Vendor

Emërohet me 73 vota pro dhe 32 kundër Albana Koçiu si minitre e Shëndetësisë

Emërohet me 74 vota pro 33 kundër Igli Hasani si ministër i Jashtëm

Emërohet me 73 vota pro dhe 33 kundër Ogerta Manastirliu si ministre Arsimi

Emërohet me 73 vota pro dhe 27 kundër Anila Denaj si ministre e Bujqësisë

Shkarkohet ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka me 95 vota pro dhe 1 kundër

Shkarkohet ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu me 110 vota pro

Shkarkohet ministrja e Arsimit, Evis Kushi me 99 vota pro, 1 abstenim dhe 3 kundër

Shkarkohet ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca me 107 vota pro

Shkarkohet ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen, Edona Bilali me 102 vota pro dhe 4 kundër

Shkarkohet ministrja e Shtetit, Milva Ikonomi me 98 vota pro, 2 abstenim dhe 2 kundër

Ervin Mete shkarkohet si anëtar dhe drejtor i AMF me 95 vota pro, 1 abstenim dhe 5 kundër

Të fundit