Flash News

DITARI POLITIK

“Ky që e futa në gji... armik”, daja ‘deputet’ përçan Lapajn dhe Shabanin

“Ky që e futa në gji... armik”, daja ‘deputet’

Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” është përfshirë në një vorbull debatesh të brendshme dhe shkak për këtë është bërë mandati i deputetit që këkron Adriatik Lapaj.

Ky i fundit është përplasur me Zeqir Kordhonin, dajën e Endri Shabanit, pasi së fundmi i dërgoi nëj letër KQZ-së ku shprehte vullnetin për t’u bërë deputet, në rast se shpallej fitues. Lapaj ka reaguar menjëherë pas publikimit të letrës së Kordhonit.

Ai ka sulmuar hapur Endri Shabanin, duke e akuzuar për padrejtësi.

“Është angazhuar gjithë këneta si e si të mos shkoj unë në Kuvend. Po sa tmerr më keni?! O të mjerë, unë nuk pranoj shantazh e as shitem.

Zeqiri (dajo i Endrit) dhe nipi i tij Endri Shabani të cilit i shtriva dorën e bashkimit nuk do marrin asnjë mandat. Qameti do ndalojnë mua të shkoj në Parlament.

Është një popull i tërë dëshmitar se Endri Shabani u angazhua për hapjen e listave dhe doli garant për familjarët e vetë.

Nëse Endri Shabani do të mbahet mend kështu në jetën publike, mbarë u shkoftë bashkë me dajon!

Jam krenar që u luftova nga çdo anë dhe nuk u ndala! U luftova nga Rama, Saliu dhe këta "të rinjtë", deri dhe te ky që e futa në gji...nga të gjithë.

Ndaj meje dhe krejt ekipit të Lëvizjes Shqipëria Bëhet po konsumohet publikisht PADREJTËSI! Populli do gjykojë”, thotë Lapaj në reagimin e tij.

Reagimit të Lapajt i është përgjigjur Shabani. Kreu i Nismës Thurrje ka postuar në Facebook një poezi ku e cilëson Lapajn si “armik”.

“Mora pushkën dola malit,

Të luftoja për atdhe,

Ku ta dija unë i varfri,

Se armiku ishim ne.

Mora pushkën dola malit

Të luftoja në furtunë;

Ku ta dija unë i ngrati

Se armiku isha unë”, shkruan Shabani në Facebook.

Të fundit