Flash News

DITARI POLITIK

Marrëveshja për emigrantët, ministri italian viziton sot Shqipërinë

Marrëveshja për emigrantët, ministri italian viziton sot

Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, ditën e sotme do të vizitojë Shqipërinë. Tajani do të takohet edhe me kryeministrin Edi Rama, me të cilin pritet të diskutojë për marrëveshjen për emigrantët.

Ndërkohë Gjykata Kushtetuese në 13 dhjetor mori në shqyrtim kërkesën e bërë nga 30 deputetë të grupit Bardhi-Berisha kundër marrëveshjes me Italinë për emigrantët afrikanë duke sjellë automatikisht pezullimin e saj deri në një vendim përfundimtar të dhënë nga gjykata.

Seanca e parë, pritet të mbahet në 18 janar, 2024 ku palët do të paraqesin pretendimet e tyre dhe më pas brenda 3 muajve, Gjykata Kushtetuese duhet të marrë një vendim mbi marrëveshjen.

Të fundit