Flash News

DITARI POLITIK

Meta i përgjigjet akuzave për lobim nga ‘Kronen Zeitung’: Mjerime të Rilindjes, duket gjë Vasili si Trump?

Meta i përgjigjet akuzave për lobim nga ‘Kronen Zeitung’:

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur akuzave të ngritura nga gazeta austriake ‘Kronen Zeitung’ për lobim 700 mijë $ për të shkuar në SHBA, për një foto me presidenti amerikan Donald Trump asokohe.

Në një konferencë për mediet, Meta deklaroi se të gjitha janë mashtrime  e ‘mjerime të Rilindjes’, teksa pohoi se në SHBA ka shkuar me ftesë të organizatorëve. Meta nxori foton me Petrit Vasilin në SHBA, foto të cilën e kishte edhe gazeta në artikull duke pyetur me ironi “a duket Petriti si Trump-i”.

“Po ç’koment të kem për këto mjerime të Rilindjes. E kam parë atë shkrimin pa emër për Nuk është gjë tjetër po veç ripërtypje e mashtrimeve të një reviste të njohur. Sa i takon akuzave të LSI keni një deklaratë të vitit 2018. Sa më takon mua, përgjigjia është shumë e qartë. Është një mashtrim totalisht pasi kam marrë pjesë si kryetar i Parlamentit bashkë me Vasilin me ftesë të organizatorëve. Gjithçka është e verifikueshme edhe për shkak të kamerave të sigurisë. Nëse ju duket Vasili si Trump, këtë ka nxjerrë gazeta austriake. A duket Petriti si Trump-i? Se mua më duket si Petrit Vasili. Do të jetë edhe gjyqi në Vjenë që do të bëhet për shkrimin e gazetës”, deklaroi Meta.

Të fundit