Flash News

DITARI POLITIK

“Mezi pres të të kem përballë”, Rama-Metës: Mos u sill si i dehur, duke nxitur sherr për partinë tënde të degraduar

“Mezi pres të të kem përballë”, Rama-Metës:

Vijon përplasja dhe provokimet në distancë mes kryeministri Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta.

Ky i fundit, pak më herët e sfidoi sërish duke i kërkuar të ballafaqohet me të përballë, ndërsa Rama e sulmon duke e cilësuar si president që flet si i dehur dhe nxit sherre për interesat e tij personale.

Ilir, ti duhet ta kuptosh se nuk ka pasur para teje dhe nuk do ketë pas teje, as principatë, as monarki, as republikë në botë, që të ketë dhënë dekorata për heronjtë e luftërave të shkuara! Kjo është komedia e një marrëzie të pashoqe që të bën gazin e botës dhe të republikës sonë!

Heronjtë mbaji në zemër e në mendje kur flet e vepron, duke respektuar detyrën e lartë e duke dhënë shembullin që detyra të imponon, jo duke sharë si i dehur me ata në gojë e duke nxitur dasi, sherr e rrëmuja për interesat e tua krejt personale dhe për partinë tënde të degraduar!”, i shkroi Rama në rrjetet sociale.

 

Të fundit