Flash News

E-TJERA

"Iliri mund të vërë Vojo Kushin!", Meta sfidon Ramën: Kur do dalësh në përballje me mua? Mezi po të pres!

"Iliri mund të vërë Vojo Kushin!", Meta sfidon

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas ironisë së kryeministrit Rama, “Iliri mund të vëri Vojo Kushin në maskë”. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta shkruan se: “Esati i Rilindjes, armiku më i egër i socialistëve idealistë, guxoi sot të fyejë edhe simbolin e tyre dhe të Partisë Socialiste, trëndafilin e kuq si gjaku, që prej kohësh e ka zëvendësuar me gjethen e kanabisit dhe barin e egër të Rilindjes, që rritet në llumin e oligarkisë dhe bandave.”

Kujtojmë se, gjatë një prononcimi më herët për mediat, i pyetur kostos së një maske, Rama tha se: “Ajo mund të prodhohet vetë. Kjo (maska e tij) është një maskë e prodhuar vetë. Një beze tekstil shumë i thjeshtë, dy lidhëse dhe e prodhon. Unë kam zgjedhur t’i vë trëndafilin e 25 prillit këtu, që është trëndafili i socialistëve. Lule e Bukur! Iliri mund të vëri Vojo Kushin.

Reagimi i plotë i Metës:

Esati i Rilindjes, zëdhënësi i armiqve të Kombit Shqiptar, guxoi sërish sot të marrë nëpër gojë Vojo Kushin, duke ofenduar për të disatën herë Dëshmorët e Atdheut, familjarët e tyre, veteranët dhe të gjithë shqiptarët që nderojnë dhe krenohen me vlerat e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.

Esati i Rilindjes, pengu i armiqve më të egër të Kombit Shqiptar, që ka nxjerrë në shitje Shqipërinë dhe Kosovën provoi para të gjithë shqiptarëve për të disatën herë se i urren Dëshmorët dhe Heronjtë e Atdheut, si Vojo Kushi, që kanë sakrifikuar gjithçka, duke falur edhe jetën e tyre, për Atdheun!

Esati i Rilindjes, armiku më i egër i socialistëve idealistë, guxoi sot të fyejë edhe simbolin e tyre dhe të Partisë Socialiste, trëndafilin e kuq si gjaku, që prej kohësh e ka zëvendësuar me gjethen e kanabisit dhe barin e egër të Rilindjes, që rritet në llumin e oligarkisë dhe bandave.

Esati i Rilindjes duhet ta ketë të qartë se numërimi mbrapsht për të dhe Sektin pa nder, pa vlera e pa Atdhe që përfaqëson, ka filluar dhe NUK DO NDALET!

TRE MILIONË ILIRË NË 25 PRILL I KA GATI!

Dhe nuk më thua, o trendi buburrec, kur do dalësh në përballje me mua?
Mezi po të pres!

Të fundit