Flash News

DITARI POLITIK

Ministrat i shmangen llogarisë, nuk shkojnë në Kuvend, shtyhen dy interpelancat

Ministrat i shmangen llogarisë, nuk shkojnë në Kuvend, shtyhen dy

Dy interpelanca që priteshin të zhvilloheshin këtë të enjte në seancën plenare në Kuvend janë shtyrë për shkak të mungesës së dy ministrave.

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi nuk mori pjesë në seancë për interpelancën urgjente të kërkuar nga PD lidhur me shoqërinë KAYO, po ashtu edhe ministrja Mirela Kumbaro nuk mori pjesë në seancë.

Interpelanca me ministrin e Mbrojtjes, Ermal Nufi, ishte kërkuar nga PD, për shpjegime mbi çështje që lidhen me krijimin, funksionimin, mbikëqyrjen dhe marrëdhëniet kontraktuale të shoqërisë ‘KAYO’, ndërsa ajo me Mirela Kumbaron, ishtë kërkuar në lidhje me problematikat e krijuara nga udhëzimet dhe politikat e fundit të ministrisë në sistemin arsimor, veçanërisht për çështjen e licencimit dhe kualifikimit të mësuesve. Pos asnjëri prej tyre nuk është paraqitur, duke ju shmangur llogaridhënies



Të fundit