Flash News

DITARI POLITIK

“Ministrja është jashtë shtetit”, si doli blof Spiropali, kur Balluku u paraqit në seancë

“Ministrja është jashtë shtetit”, si doli blof

Deputeti Agron Shehaj kërkoi interpelancën me zv.kryeministren Belinda Balluku për aksin rrugor Thumanë-Kashar. Prej 6 muajsh, Balluku zvarrit interpelancën me Shehajn duke mos u paraqitur në disa raste në Kuvend.

Sot, Shehaj kërkoi nga kryeparlamentarja Elisa Spiropali një datë për ineterpelancën me Ballukun.

"Kanë kaluar të paktën 6 muaj në lidhje me interpelancën që kam kërkuar me Ballukun dhe përsëri nuk po ndodh. Kanë ndodhur interpelanca të tjera, por nuk ka ndodhur kjo, sepse nuk keni vendosur dot datën. Vendoseni vetë datën, ministrja tha isha unë po s’ishe ti. Por duhet të vendosni ju, kam 6 muaj që e kam bërë. Mund të na thoni kur do bëhet, apo është e paprekshme ministrja Balluku”, tha Shehaj.

Por, Spiropali tha se ministrja nuk ndodhej në Shqipëri dhe se do të njoftohej për interpelancën.

“Ministrja është jashtë shtetit, do caktohet në kalendar sipas procedurës dhe do njoftoheni”, tha ajo.

Në fakt, kryeparlamentarja doli blof pasi Balluku u paraqit më vonë në seancën. Ndoshta Spiropali e bëri për ta shpëtuar zv.kryeministren nga interpelanca ku duhej të shpjegohej për vjedhjen e 3 miliardë eurove për aksin Thumanë-Kashar.

 

Të fundit