Flash News

DITARI POLITIK

Mbledhja e Këshillit për shkarkimin e Veliajt, ironizon Blushi: Të mbahet në Sharrë, aty ku nisi afera e inceneratorit

Mbledhja e Këshillit për shkarkimin e Veliajt, ironizon Blushi:

Deputeti i PL, Tedi Blushi ka ironizuar mbledhjen e Këshillit Bashkiak për shkarkimin e Erion Veliajt, e cila pritet të mbahet nesër. 

Në rrjetet sociale, ai shkruan se mbledhja duhet të mbahet në Sharrë, te inceneratori që nuk ekziston.  

"Mbledhja e Këshillit Bashkiak për shkarkimin e Erion Veliajt duhet të mbahet në Sharrë, te inceneratori që nuk ekziston. Pikërisht aty ku nisi një nga aferat më të mëdha korruptive të kryeqytetit, duhet të nisë edhe pastrimi i Tiranës nga korrupsioni, inkriminimi dhe abuzimi me pushtetin.

Miliona euro të taksapaguesve zhduken çdo vit për një incenerator fantazmë, por që vijon të gllabërojë 90 mijë euro/ditë, me firmë e vulë të Erion Veliajt dhe Edi Ramës. Debatet për ligjshmërinë e shkarkimit mes dy pronarëve de facto të inceneratorit të paligjshëm janë farsë. Ato nuk ndryshojnë faktin se qytetarët po vidhen sot e do të vazhdojnë të vidhen për 3 dekada (sipas projektit).

Tirana ka nevojë për një mesazh të qartë: Askush nuk është mbi ligjin. Dhe vendi më i goditur për ta dhënë këtë mesazh është aty ku paligjshmëria mori formë, në truallin e inceneratorit që nuk ekzistoi kurrë.
Llogaridhënia duhet të nisë aty", shkruan Blushi. 

Të fundit