Flash News

DITARI POLITIK

Mocion me debat për programin qeverisës, Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD-së

Mocion me debat për programin qeverisës, Konferenca e Kryetarëve

Konferenca e Kryetarëve është mbledhur mëngjesin e sotëm për të shqyrtuar kërkesën e Partisë Demokratike, e cila ka propozuar zhvillimin e një mocioni me debat mbi programin qeverisës. 

Mbledhja ka nisur rreth orës 9:00, dhe vjen pas akuzave të opozitës, sipas së cilës seanca plenare e 18 shtatorit, e parashikuar për të trajtuar programin e qeverisë, u ndërpre për shkak të tensioneve dhe trazirave në sallën e Kuvendit.

Opozita pretendon se këto zhvillime nuk ishin të rastësishme, por pjesë e një strategjie nga mazhoranca për të shmangur debatin politik mbi drejtimet e reja të qeverisë.

Nga kjo mbledhje pritet të qartësohet edhe pozicioni i mazhorancës në lidhje me kërkesën e opozitës dhe nëse do të hapet rruga për zhvillimin e debatit parlamentar mbi programin qeverisës.

Të fundit