Flash News

DITARI POLITIK

Nis seanca plenare, Amnistia Penale futet në rendin e ditës

Nis seanca plenare, Amnistia Penale futet në rendin e ditës

Amnistia Penale është futur në rendin e ditës së seancës plenare të kësaj të enjteje.

Mazhoranca dhe opozita arritën dakordësi për amnistinë, pasi PD shpalosi kushtet që kishte për miratimin e saj.

Konkretisht, kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi, propozoi:

1.       të përjashtohen nga vuajtja e dënimit dhe ndjekja penale të gjithë personat e gjykuar apo hetuar për vepra penale të kryera gjatë grumbullimeve dhe manifestimeve të kryera deri në datën 31 Mars 2024, pavarësisht datës së regjistrimit të tyre.

2.       përjashtimin nga amnistimi, qoftë sa i përket vuajtjes së dënimit, uljes së dënimit apo ndjekjes penale, të gjithë funksionarët e lartë të hetuar dhe/ose gjykuar nga strukturat e posaçme antikorrupsion apo që janë subjekt i deklarimit të pasurisë, si deputetë apo kryebashkiakë.

3.       rritje të masës së përfitimeve nga amnistia, qoftë në drejtim të uljes së dënimit me 2 vite për gratë dhe 1.5 vite për burrat, qoftë në drejtim të datës së dënimit, fillimit të hetimeve apo kryerjes së veprës penale deri në 31 Mars 2024, nga 31 Janari 2024 qê parashikonte versioni aktual i projektligjit.

 

Të fundit