Flash News

DITARI POLITIK

Nisin sot konsultimet me kryetarët e grupeve parlamentare për ndarjen e komisioneve

Nisin sot konsultimet me kryetarët e grupeve parlamentare për ndarjen

Kryetari i ri i Kuvendit, Niko Peleshi, ka mbledhur sot kryetarët e grupeve parlamentare për të hapur diskutimet mbi ndarjen e komisioneve, përbërjen e Byrosë Parlamentare dhe organeve të tjera kryesore të institucionit.

Në këtë fazë pritet të përcaktohen emrat që do të drejtojnë dhe do të bëhen pjesë e komisioneve, si edhe listat për Këshillin e Rregullores dhe Mandateve.

Takimi vjen vetëm pak ditë pas seancës së parë të legjislaturës së re, ku 138 deputetë bënë betimin, ndërsa dy mandate të lëna bosh nga Tom Doshi dhe Sabina Jorgo u morën përkatësisht nga Osman Tata dhe Bledar Mezini.

Opozita ka paralajmëruar se procesi i shpërndarjes së komisioneve do të jetë një provë e rëndësishme për balancën e forcave në parlament, duke theksuar se nuk do të lejojë mazhorancën të kontrollojë institucionet në mënyrë të njëanshme.

Të fundit