Flash News
Armand Shakaj dyshohet se e vrau dhe e groposi Eglant Koçin, çfarë u bë “mollë sherri” mes shokëve
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
Nisja e sesionit të ri parlamentar, Begaj mesazh deputetëve: Kthejeni Kuvendin në hapësirën e pajtimit

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj i është drejtuar me një mesazh Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, me rastin e çeljes së sesionit parlamentar 2023-2024. Teksa i uron deputetëve një fillim të mbarë të sesionit të ri parlamentar, Presidenti Begaj shpreh vlerësimin për punën dhe inciativat e parlamentit, në mazhorancë apo opozitë, dhe nënvizon se çelja e këtij sesioni e gjen Shqipërinë përpara sfidave për zgjidhjen e të cilave Kuvendi ka një rol thelbësor.
Duke u ndalur te cilësia e dialogut politik, Presidenti Begaj vlerëson se cilësia e shkëmbimeve të ideve mes krahëve politike, po aq sa përfshirja në diskutime konstruktive, fatkeqësisht lë ende shumë për të dëshiruar. “Dua t’ju përcjell kërkesën e qytetarëve tanë, të cilët kanë nevojë që t’ju shohin e t’ju dëgjojnë tek diskutoni për të tashmen e të ardhmen e tyre, pa humbur kohë me personalizimin e debateve dhe fyerje reciproke, skena këto që i zhgënjejnë, i bëjnë pesimist dhe i distancojnë ata nga politika,” – shprehet Presidenti Begaj.
Kreu i Shtetit vazhdon më tej në mesazhin e tij: “Thirrja ime është e thjeshtë: kthejeni Kuvendin në hapësirën e pajtimit dhe në vendin e debateve konstruktive, ku profesionistë të ndryshëm, media, studentët, shoqëria civile, diaspora dhe përfaqësuesit e shtresave të ndryshme sociale e të pakicave kombëtare, të kenë dëshirë të përfshihen për t’i dhënë një shtysë të fortë reformave për integrimin evropian dhe zhvillimin social-ekonomik të vendit.”
Presidenti e konsideron një problem serioz atë të emigrimit të të rinjve dhe të shtetasve të mirëedukuar e mirëkualifikuar. Duhen ndërmarrë iniciativa ligjore për një zhvillim të qëndrueshëm në fushat prioritare dhe në sektorët strategjikë të ekonomisë së vendit, jo duke plotësuar vetëm nevojat aktuale të shoqërisë, por duke mbajtur në konsideratë edhe brezat e ardhshëm. “Promovimi i rritjes ekonomike gjithpërfshirëse, me qëllim që të përfitojnë të gjithë shqiptarët kërkon konkurrencë të ndershme, çmime të pranueshme, shërbime cilësore dhe personel të mirëedukuar dhe të mirëkualifikuar,” – thotë në mesazhin e tij Presidenti.
Sipas Kreut të Shtetit, problemeve të zhvillimit ekonomik apo të mosshfrytëzimit të potencialit territorial në disa zona, i shtohen edhe problemet me sistemin arsimor, shëndetësor, si dhe të shërbimeve administrative e sociale. Shëndetësia mbetet në kërkim të rrugës së zhvillimit të qëndrueshëm që fillon me ofrimin në kohë dhe me cilësi të shërbimeve për qytetarët, vlerësimin e figurës së mjekut e infermierit, si dhe me infrastrukturën e cilësinë e ambienteve mjekësore.
Arsimi ka përmirësime të dukshme në disa nivele, por tashmë është nevojë urgjente përmirësimi i mësimit të gjuhës amtare në shkollat publike apo në institucionet private. Për Kreun e Shtetit, arsimi shqiptar ka nevojë për politika të vazhdueshme në mbështetje të cilësisë së mësimdhënies dhe nxënësve, studentëve e akademikëve. “Kuvendi me përfshirjen e të gjitha palëve duhet të kthejë çështjen e nivelit të edukimit dhe të kërkimit shkencor në prioritet kombëtar.” Barazia gjinore është gjithashtu një çështje e rëndësishme në nivel kombëtar. Teksa në nivel përfaqësimi, sektori publik ka hedhur hapa pozitivë, përmirësimi i legjislacionit për barazinë gjinore nuk e ka ndryshuar situatën e grave në vështirësi ekonomike dhe keqtrajtimi e dhuna mbeten prezente.
Në mesazhin e tij Presidenti Begaj përmend edhe lirinë e medias, që ka rol thelbësor në një shtet demokratik, ndaj gazetarët duhet të kenë çdo mundësi të raportojnë të lirë, si punën e organeve publike, ashtu edhe problematikat e qytetarëve. Duke u ndalur tek drejtësia, Presidenti Begaj shprehet se: “Rezultatet e reformës në drejtësi janë të dukshme dhe është e domosdoshme që të gjitha forcat politike dhe përfaqësuesit e tyre në Kuvendin e Shqipërisë, njëzëri të ofrojnë mbështetje për përparimin e kësaj reforme që i vendos fjalën epilog tranzicionit dhe shënjon një vijë të qartë ndarëse mes të kaluarës dhe së ardhmes.”
Shteti i së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit duhet të jenë çështje jo vetëm të agjencive ligjzbatuese, por duhet të mbështeten thelbësisht nga Kuvendi përmes nismave që synojnë identifikimin, parandalimin dhe ndëshkimin e fenomeneve korruptive që privojnë dhënien dhe garantimin e të drejtave themelore të qytetarëve dhe bizneseve. Në vëmendjen e Presidentit Begaj në mesazhin drejtuar Kuvendit janë dhe sfidat e sigurisë, ku veçon atë të sigurisë kibernetike. “Sulmet e përsëritura kanë treguar se jemi ende të brishtë ndaj luftës hibride dhe mbrojtjes së kufijve në sistemet digjitale. Ju ftoj të rishikoni dhe të hartoni dokumente strategjike, si Strategjia Kombëtare e Sigurisë Kibernetike, si dhe të miratoni akte konkrete për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e vlerave dhe interesave kombëtare.”
Në kuadrin e sfidave të sigurisë dhe të politikës së jashtme, Presidenti ripërsëriti se Aleanca Euroatlantike është boshti dhe themeli i politikës së jashtme dhe asaj të mbrojtjes të Shqipërisë, dhe se integrimi evropian është dhe mbetet prioritet strategjik. Roli dhe përgjegjësitë e Kuvendit mbeten të patjetërsueshme për përparimin e axhendës evropiane dhe për përafrimin e legjislacionit me atë të BE-së.
Presidenti Begaj thekson në fjalën e tij se: “Orientimi ynë i qartë euroatlantik është një shtysë më tepër për të qenë faktor paqeje e mirëqenieje në rajon, ku Shqipëria qëndron e vendosur në mbështetje të integritetit territorial të Kosovës dhe të së ardhmes së saj euroatlantike, sikurse edhe ndaj faktorit shqiptar në tërësi. Ndaj, një ndërveprim edhe më i ngushtë bazuar në interesat kombëtarë është i nevojshëm në këtë drejtim.”
Kreu i Shtetit fton deputetët në aktivizimin më të madh të diplomacisë parlamentare, veçanërisht në forcimin e faktorit shqiptar në rajon, i cili është element kyç në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë: “Duhet të bëjmë gjithçka që mundemi, me frymë e vizion euroatlantik, në mënyrë që shqiptarët kudo që jetojnë në rajon të gëzojnë të gjitha të drejtat e tyre.” Në fund të mesazhit të tij, Presidenti Begaj ndalet dhe tek diaspora, të cilën e konsideron aset të vyer të vendit, dhe që meriton të jetë e integruar plotësisht në jetën politike, ekonomike dhe shoqërore të vendit. “Qeveria, Parlamenti, bashkë me Institucionin e Presidentit, duhet të bashkërendojnë forcat që diaspora të kthehet në burim zhvillimi për vendin. Një hap themelor në këtë drejtim është marrëveshja për kuadrin ligjor, që do të realizojë bërjen realitet të votimit të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit, jo më vonë se në zgjedhjet e ardhshme,” – shprehet Presidenti Begaj.
Të fundit
10 truke të vogla që e bëjnë udhëtimin me aeroplan më të rehatshëm
13 Qershor 2026, 14:51
Ky është automjeti me të cilin dyshohet se u transportua trupi i Eglant Koçit
13 Qershor 2026, 14:31
Goditet skema e trafikimit të sendeve me vlerë, sekuestrohen pasuri rreth 2 mln euro
13 Qershor 2026, 14:10
Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Mos lejoni gjethet të pengojnë trungun
13 Qershor 2026, 13:30
Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës
13 Qershor 2026, 13:12
Berisha: Antimitingu i Ramës shënoi fundin e partisë së krimit
13 Qershor 2026, 12:56
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
13 Qershor 2026, 12:24
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
13 Qershor 2026, 12:14
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
13 Qershor 2026, 11:41
Aksident në Tepelenë, përplasen tre automjete
13 Qershor 2026, 11:23
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
13 Qershor 2026, 11:06
Operacion antidrogë në Stamboll, arrestohen 22 persona, mes tyre aktorja Beren Saat
13 Qershor 2026, 10:37
“National Geographic”: Sazani, ishulli i dëshiruar për mijëra vjet nga të fuqishmit
13 Qershor 2026, 10:18
Këmbimi valutor 13 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
13 Qershor 2026, 09:58
Botërori 2026/ SHBA e nis me spektakël, amerikanët dominojnë me katër gola Paraguain
13 Qershor 2026, 09:38
I riu paraqitet me plagë në spitalin e Korçës: Më dhunoi policia greke!
13 Qershor 2026, 09:22
Reforma territoriale, betejë për kufijtë apo për qeverisjen
13 Qershor 2026, 09:00
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
13 Qershor 2026, 08:39
Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
13 Qershor 2026, 08:19
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 Qershor 2026, 07:56
BE i hap rrugën anëtarësimit të Ukrainës dhe Moldavisë
12 Qershor 2026, 22:07
Zjarr në një banesë në Vlorë
12 Qershor 2026, 21:52
Ndal si ushqehesh tani!/ Alimehmeti thyen mitet për dietën moderne
12 Qershor 2026, 21:32
Tensione në protestë, qytetarët konfliktohen me mbështetësit e PS
12 Qershor 2026, 21:18
Plagosje me thikë në Vlorë/ Një person transportohet me urgjencë në spital
12 Qershor 2026, 20:59
SPAK mbyll hetimet për kryebashkiakun socialist, Erion Isai
12 Qershor 2026, 20:42
Pankartat ‘pikante’ nga protesta e qytetarëve: Kjo qeveri ka skaduar
12 Qershor 2026, 20:19
Ligji për Zonat e Mbrojtura, Shoqëria Civile bojkoton proceset konsultuese
12 Qershor 2026, 19:46
Video/ Policia i gris një gruaje pankartën kundër Edi Ramës: Këtu është tokë Ilirjane
12 Qershor 2026, 19:34
Aksidenti ku 3-vjeçari humbi jetën, flasin banorët: E ëma po qante mbi fëmijën
12 Qershor 2026, 19:17
Kosova mbetet "e bllokuar" në integrimet evropiane
12 Qershor 2026, 19:00
Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e tij, Rama : Të ndikuar nga dezinformimi
12 Qershor 2026, 18:49
Qytetarët i lënë 'vallen' gjysëm Ramës, dalin në shesh dhe kërkojnë dorëheqjen e tij
12 Qershor 2026, 18:33
Goditja e 2 grupeve kriminale nga SPAK, Bardhi: Të hetohet roli i Ramës
12 Qershor 2026, 18:16
Tragjedi në Kamenicë/ 3-vjeçari humb jetën pas përplasjes nga automjeti, nëna në spital
12 Qershor 2026, 17:56
Akuza për pastrim parash, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi
12 Qershor 2026, 17:30
Moti i keq përfshin disa rajone të Greqisë, autoritetet apel qytetarëve për kujdes të shtuar
12 Qershor 2026, 17:09
Një Sekretar Shteti që lartëson Shtetet e Bashkuara të Amerikës
12 Qershor 2026, 16:58
Ekonomia po shtyn të rinjtë të bëhen prindër më vonë
12 Qershor 2026, 16:40
Facebook jashtë funksionit për miliona përdorues
12 Qershor 2026, 16:08
Maliq, gjendet i pajetë në banesë 12-vjeçari
12 Qershor 2026, 16:02
Rama jep shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” për t'u ndërtuar kulla 35 katëshe
12 Qershor 2026, 15:40
E hëngra barin, po ti?
12 Qershor 2026, 15:22
Burgu i Peqinit si Dubai, Artan Hoxha nxjerr videon: Qelia hotel me 7 yje
12 Qershor 2026, 15:01
Vjen vala e nxehtë, termometri pritet të arrijë deri në 35°C
12 Qershor 2026, 14:50
Pse po bie lindshmëria? Dy studime të reja fajësojnë telefonat inteligjentë
12 Qershor 2026, 14:37
Përmbysja e piramidës së popullsisë, më shumë të dalë në pension se të rinj në punë
12 Qershor 2026, 14:19
Foto/ Kush është Luçiano Koçeku, ‘koka’ e grupit të drogës të goditur nga SPAK
12 Qershor 2026, 13:32
Berisha dënon provokimet e Ramës ndaj protestuesve: Akt i ulët, bëj zgjidhjen politike
12 Qershor 2026, 12:59
Kishin kthyer apartamentet me qira në baza prostitucioni, arrestohen 3 të huaja në Tiranë
12 Qershor 2026, 12:19
Operacioni i SPAK, zbardhen urdhër-arrestet e lëshuara; cilët janë personat e goditur?
12 Qershor 2026, 10:31
Botërori 2026 nis me rekord të pazakontë, tre kartonë të kuq në ndeshjen e parë të turneut
12 Qershor 2026, 10:10
Operacioni i SPAK, ekzekutohen 20 masa sigurie, në pranga biznesmeni
12 Qershor 2026, 09:55
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
12 Qershor 2026, 09:07
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
12 Qershor 2026, 08:43
Vranësira dhe reshje shiu të pakta, parashikimi i motit
12 Qershor 2026, 08:12
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
12 Qershor 2026, 07:55
"Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi", Protestuesit marshojnë drejt Astirit
11 Qershor 2026, 22:24
Protestuesit 'sfidojnë' Botërorin, lumë njerëzish në rrugët e Tiranës
11 Qershor 2026, 22:01
Gazetari inkurajon protestuesit: Ky është Botërori jonë, botërori i jetës tonë
11 Qershor 2026, 20:27
“Kemi shpenzuar gjithçka për spitalet”, e reja shpërthen në lot në protestë
11 Qershor 2026, 20:09
"Edi, fundi po të vjen", pankartat pikante të protestës së 12-të
11 Qershor 2026, 19:50
DASH reagon për heqjen e masës “non grata” ndaj Berishës: I shërben interesit kombëtar
11 Qershor 2026, 19:27
Influencerja me jastëk me vete në protestë: Po qe nevoja do e gdhijmë poshtë zyrës së Ramës
11 Qershor 2026, 19:12
Nga Gjermania për protestën në Tiranë: Nuk do të ndalemi deri në ndryshim
11 Qershor 2026, 18:38
Dita e 12-të/ Ish-oficeri në protestë: Jam i majtë, por kam dalë të largohet kjo qeveri
11 Qershor 2026, 18:21
Serbia rrezikon sigurinë e BE-së duke u dhënë rusëve shtetësi
11 Qershor 2026, 18:07
5 anëtarë votuan kundër, Kushtetuesja zbardh vendimin që la Metën në burg
11 Qershor 2026, 17:45
“The Guardian” zgjedh protestën në Tiranë si “Fotografinë e Ditës”
11 Qershor 2026, 17:17
Sali Berisha, politikani që u rikthye sa herë u konsiderua jashtë loje
11 Qershor 2026, 16:34
Antimafia çmonton organizatën italo-shqiptare të kokainës, 12 të arrestuar dhe 13 në kërkim
11 Qershor 2026, 16:34
10 mite rreth pastrimit që duhet të ndaloni së besuari
11 Qershor 2026, 16:19
Peter Lucas në Boston Herald: “Qeveria Rama”, më e mira që mund të blejnë paratë
11 Qershor 2026, 16:14