Flash News

DITARI POLITIK

Peleshi thërret Bardhin, Ballën, Blushin dhe Mediun pas padive të PD në Kushtetuese

Peleshi thërret Bardhin, Ballën, Blushin dhe Mediun pas padive të

Partia Demokratike ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese dy padi të rëndësishme, duke sfiduar veprimet e mazhorancës dhe të Presidentit të Republikës.

Padia e parë lidhet me ndryshimet e njëanshme të Rregullores së Kuvendit, të cilat PD i cilëson të papajtueshme me Kushtetutën. Ndërsa padia e dytë ka në fokus dekretin e Presidentit për ngritjen dhe funksionimin e Ministrit Virtual të Inteligjencës Artificiale “Diella”, të cilin opozita e konsideron antikushtetues.

Pas këtij veprimi të opozitës, ka ardhur menjëherë reagimi i mazhorancës. Kryetari i Kuvendit, **Niko Peleshi**, ka thirrur në një takim krerët e grupeve parlamentare: Taulant Ballën, Gazment Bardhin, Tedi Blushin dhe Fatmir Mediun.

Ky zhvillim pritet të shtojë tensionet mes mazhorancës dhe opozitës, ndërsa vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të jetë përcaktues për fatin e dy çështjeve të ngritura nga Partia Demokratike.

 

Të fundit