Flash News

DITARI POLITIK

Policia del blof me deklaratën, arma iu drejtua deputetit dhe jo tubuesve

Policia del blof me deklaratën, arma iu drejtua deputetit dhe jo tubuesve

Pas incidenti në protestën para  Parlamentit ku forcat e Gardës drejtuan armët ndaj deputetëve të opozitës Luan Baçi dhe Bledion Nallbati, policia doli në një deklaratë duke  pretenduar se asnjë punonjës policie nuk ishte i armatosur gjatë tubimit.

Por ky informacion ngre disa pikëpyetje. Deklarata e policisë duket se është e pasaktë, sepse ajo sugjeron se armët janë drejtuar ndaj protestuesve. E vërteta është se ngjarja përfshinte një efektiv të forcave speciale që ka drejtuar armën ndaj deputetëve të opozitës, Luan Baçi dhe Bledion Nallbati, gjatë përballjes së tyre me policinë.

Për më tepër, pretendimi se policia ka vepruar brenda kuadrit të ligjit ngre një çështje tjetër të rëndësishme, pasi sipas ligjit vetëm Garda e Republikës ka të drejtën të mbrojë hapësirat e Kuvendit. 

Reagim i Policisë së Shtetit

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, me mbështetjen e Forcës Kombëtare të Sigurisë, kanë marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe për mbarëvajtjen e tubimit të organizuar para bashkisë Tiranë.

Gjatë tubimit është bërë thirrje që pjesëmarrësit t’i drejtoheshin Godinës së Kuvendit.

Shërbimet e Policisë, konform ligjit, forcat policore kanë marrë masa për të garantuar sigurinë e institucioneve shtetërore ne rastin konkret te Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për të parandaluar një sulm të mundshëm nga protestuesit ndaj këtij institucioni.

Bazuar në ligjin “Për tubimet”, punonjësit e Policisë, të angazhuar për mbarëvajtjen e tubimit, asnje punonjes policie nuk ka qene i pajisur me armë zjarri gjate tubimit, po vetëm me mjete mbrojtëse dhe me shkopinj gome.

Përgënjeshtrojmë lajmin që punonjës të Policisë, në tubim, iu kanë nxjerrë tubuesve, armët e zjarrit.

Policia e Shtetit është e vendosur për të garantuar të drejtën e tubimit, liritë dhe të drejtat e tjera të qytetarëve, si dhe pronën publike dhe atë private.

Ndërkohë, Policia e Shtetit do të kryejë të gjitha veprimet hetimore dhe shtetasit përgjegjës për veprimet e dhunshme ndaj punonjësve të Policisë, do të kallëzohen në Prokurori.

Të fundit