Flash News

DITARI POLITIK

Presidenti i ri/ Raundin e dytë e ndjek fati i të parit, afati i dorëzimit të kandidaturave drejt skadimit

Presidenti i ri/ Raundin e dytë e ndjek fati i të parit, afati i

Shanset janë të larta që edhe raundi i dytë për zgjedhjen e Presidentit të ri të dështojë. Na ndan vetëm pak kohë nga ora 16.00, kur është afati i fundit i paraqitjes së kandidaturave për Kreun e Shtetit.

Deri më tani nuk ka asnjë emër të propozuar nga opozita. Madje edhe deputeti Enkelejd Alibeaj që bëri një marrëveshje me socialistët, u tërhoq pak ditë më parë, sepse PS, sipas tij, ndryshoi qëndrim.

Ndërkohë mazhornca vijon thirrjet për vijim të negociatave, kur nga ana tjetër ka thënë se në raundine 4-ët do ta zgjedhë vetë Presidentin.

PS bëri të qartë se nuk do të firmoste kandidatë të opozitës, nëse nuk do të kishte 20 deputetët firmëtarë për një emër.

Të hënën paradite do të mblidhet Komisioni i Ligjeve për të shqyrtuar emrat, por nuk ka asnjë kandidaturë, ndërsa pasdite pritet të mbahet seanca plenare ku do të cilësohet si i ezauruar raundi i dytë.

Sipas procedurave të parashikuara Konferenca e Kryetarëve do të përcaktojë mbajtjen e raundit të tretë, i cili është i fundit që kërkon 84 vota për zgjedhjen e Presidentit.

 

Të fundit