Flash News
Armand Shakaj dyshohet se e vrau dhe e groposi Eglant Koçin, çfarë u bë “mollë sherri” mes shokëve
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
Profilet/ Nga Basha tek Ahmetaj, venitja e 5 politikanëve shqiptarë gjatë 2023-it

Viti 2023 lidhet kryesisht me zgjidhjet e 14 majit në nivel bashkie në fushën politike. Zhvillime të rëndësishme trazuan ujërat e së majtës, ku skandale, arrestime, videoskandale tronditën opinion publik.
Po ashtu dhe opozita ka pasur intensivisht zhvillime brenda kampit të tyrë.
Zgjedhjet i gjetën demokratët të ndarë si kurrë më parë, deputetët e saj të ndarë mes dy fraksioneve – njëri rreth themeluesit të partisë dhe veteranit politik Sali Berisha, tjetri rreth kreut të komanduar të PD-së, Enkelejd Alibeaj.
Kampi i Berishës u bashkua për zgjedhjet e majit me Partinë e Lirisë të ish-presidentit shqiptar Ilir Meta.
Po ashtu ky vit u shoqërua dhe nga denoncime të shumta ku kryesorja ishte afera e inceneratorëve.
Ndërkaq Politiko.al ka renditur pesë politikanët që 2023-shi i solli ulje në karrierë dhe pesë të tjerë që njohën rritje këtë vit.
Zbritje
Enkelejd Alibeaj
Vëmendja që kërkoi pas dorëheqjes së Lulzim Bashës dhe pozicionimi krah këtij të fundit, nuk i kushtuan pak Enkelejd Alibeajt. Ai mbajti për pak kohë postin e kryetarit në detyrë dhe më pas veproi si kryetar i grupit demokrat, por si të tillë e njihnin vetëm socialistët.
Alibeaj doli kundër Sali Berishës, duke mbajtur pas vetes një grup deputetësh, numri i të cilëve erdhi duke u tkurrur me kalimin e kohës.
Ai vijon përpjekjet për të përfaqësuar PD-në në tryeza me socialistët, madje bashkoi edhe votat në Kuvend me këta të fundit.
Po ashtu Alibeaj përmes një shkrese zyrtare, i është ankuar KQZ-së dhe AMA-së me argumentin se Sali Berisha po përdor logon e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 14 Majit dhe i kërkoi të ndërhyjë në mediat që e cilësojnë atë kryetar të Partisë Demokratike.
Por normalisht bazuar në ligjin e vendit tonë, kjo ‘dëshirë”e Alibeajt u rrëzua nga kryekomisioneri Celibashi.
Alibeaj njoftoi më 17 maj 2023 dorëheqjen nga Partia Demokratike, pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve vendore të 14 majit, ku PD e tij nuk mori dot asnjë bashki.
Alibeaj tha në një deklaratë për shtyp se është vënë në pikëpyetje mbijetesa e partisë, teksa vuri në dukje ngërçet e krijuara më 14 maj.
Përpos pozicionit të kryetarit të komanduar, post që ia delegoi Lulzim Basha, Alibeaj ka njoftuar edhe tërheqjen e tij nga kreu i grupit parlamentar.
Në zgjedhjet vendore të 14 majit, PD e Alibeajt nuk siguroi dot asnjë mandate në 61 bashkitë e vendit. Në Tiranë, ku kandidoi me Roland Bejkon ky i fundit nuk siguroi vota mjaftueshëm, madje u la pas nga Arlind Qori i ‘Lëvizjes Bashkë’.
Funksionet që Alibeaj ka mbajtur në PD janë: deputet, anëtar Kryesie, nënkryetar, kryetar i Grupit Parlamentar, drejtues politik i qarkut të Fierit, drejtues politik i Shkodrës dhe kryetar i PD-së Vlorë.
Lulzim Basha
Edhe ky vit ka qenë një dështim për Lulzim Bashën. Ai u largua nga drejtimi i Partisë Demokratikë në muajin mars të 2022, pa i sjellë asnjë fitore asaj në 9 vite që e drejtoi. Dorëheqja e tij u kërkua nga shumica e demokratëve, pasi PD nuk arriti të fitonte asnjë bashki në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.
Ku dha dorëheqjen, Basha la një shteg të hapur për veten duke thënë se "do të jetë i angazhuar në ringritjen e PD rreth vlerave, parimeve dhe standardeve demokratike". Por më pas ai qëndroi në hije.
Gjatë muajve që kaloi në prapavijë, Basha duket se kishte hartuar një plan të detajuar për marrjen e kontrollit të partisë dhe funksionimin si opozitë kundër mazhorancës socialiste në pushtet në 2023.
Teksa dy grupimet ishin të qarta tani, Rithemelimi dhe PD-ja e Vulës, në mbledhjen e kryesisë u shfaq haptazi se në PD e vulës janë krijuar dy grupime, ku i pari synonte kthimin e Bashës në krye të partisë ndërsa grupimi i dytë që ka besuar se dorëheqja e Bashës ishte reale dhe se ai është sinonim i humbjes së garantuar. Këta votuan kundër ose refuzuan të votojnë për mbajtjen e zgjedhjeve për kryetar.
Përplasja u përshkallëzua kur një grup personash mbështetës të Lulzim Bashës, kërcënuan dhe shanë deputetët që i dolën kundër.
Pas situatës së krijuar në mbledhjen e Kryesisë, deputetët e quajtën Bashën orkestrues të dhunës ndaj tyre.
Gazment Bardhi foli për grupe paramilitare, për “dhunë verbale, presion dhe shantazhe ndaj deputetëve të PD që mendojnë ndryshe”.
Vetë Lulzim Basha e dënoi dhunën ndaj kolegëve të tij, por duke e minimizuar atë. “Dënoj me forcë çdo sjellje kërcënuese. Të përjashtohen ata që dhunuan deputetë e gazetarë” tha ai ndërsa hynte në parlament.
Karriera politike e Lulzim Bashës nisi që nga shfaqja me KOP në 2004, ndërsa në 2005-ën u zgjodh deputet në qarkun e Elbasanit. Nga viti 2005 deri në vitin 2011, mbajti postet e ministrit të Transporteve, më pas të ministrit të Jashtëm dhe në fund atë të Brendshëm. Në vitin 2011, Lulzim Basha u zgjodh në krye të Bashkisë Tiranë dhe në 2013 si kryetar i PD, pas dorëheqjes së Sali Berishës, i cili humbi zgjedhjet parlamentare.
Menjëherë pas rizgjedhjes si kryetar i PD-së. Lulzim Basha nisi betejën për dekriminalizimin e Kuvendit të Shqipërisë në vitin 2014-të, ku numri i personazheve të lidhur me botën e krimit ishin ulur në karriget e parlamentit.
Lufta ndërmjet socialistëve dhe demokratëve në Kuvend për dekriminalizimin solli më në fund fitoren e opozitës në Kuvend, ku në vitin 2015-të u miratua dhe ligji për dekriminalizimin, ligj i cili dha menjëherë efketet, pasi disa nga deputetët socialistë lanë mandatet pasi ishin dënuar më parë në vende të ndryshme të BE-së, raste të tilla ishin largimi i Mark Frrokut dhe Arben Ndokës.
3 muaj para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017-të Lulzim Basha dhe deputetët e PD të mbështetur edhe nga militantët dhe anëtarësi qëndruan në çadër para kryeministrisë, duke u cilësuar si një nga qëndresat më të mëdha opozitare.
Por pas këmbënguljeve të fortë të ndërkombëtareve, Lulzim Basha takohet m e kryeministrin Edi Rama në 17 Maj të vitit 2017-të, e cila njihet ndryshe dhe si marrëveshje e fshehtë.
Zgjedhjet elektorale të 2017-s janë dhe humbja e parë e Bashës si kryetar i PD-së.
2019 -Djegia e mandateve dhe mospjesëmarrja në zgjedhjet Lokale
2021- Humbja e zgjedhjeve të 25 Prillit
Zgjedhjet elektorale të 25 Prillit kishin pritshmëri të mëdha nga opozita për të bërë rotacionin e madh, me shpresë që do ndodhte ajo që kish ndodhur në të shkuarën ku qeveria binte në mandatin e dytë.
9 shtatori 2021- Çarja e madhe me Sali Berishën
9 shtatori do të niste zyrtarisht dhe luftën e madhe mes Bashës dhe Berishës.
Berisha nisi takimet me demokratët në bazë nën “Foltoren”, dhe arriti që në 11 Dhjetor të thërriste dhe Kuvendin Kombëtar, ku sipas tyre u mor vendimi për shkarkimin e Bashës.
Ndërkohë që 18 Dhjetori do të shënonte një tjetër përplasje të fortë jo vetëm mes Berishës dhe Bashës, por mes vetë demokratëve.
Nga njëra anë Basha thërriste Kuvendin Kombëtar, ndërsa në anën tjetër Berisha dhe Grupi i Rithemelimit kishin shpallur referendumin për konstatimin e vendimit të 11 Dhjetorit për shkarkimin e Lulzim Bashës.
2022- Zgjedhjet e 6 Marsit dhe dorëheqja e Bashës
Zgjedhjet e 6 marsit ishin dhe përballja finale këtë herë jo mes opozitës dhe mazhorancës, por mes PD-së zyrtare të Lulzim Bashës dhe ‘Shtëpisë së Lirisë’ të mbështetur nga Sali Berisha.
Në 6 mars të 2022, kandidatët e Lulzim Bashës pësuan disfatë të madhe në të 6 Bashkitë, ku përveç Rrogozhinës ku kandidati i PD u rendit i dyti në 5 të tjerat dolën forcë e tretë politike.
Menjëherë pas zgjedhjeve të 6 Marsit ata që mbështesnin Bashën kërkuan largimin e tij nga drejtimi i partisë, kjo solli dhe dorëheqjen nga posti i nënkryetarëve të Grida Dumës dhe Agron Gjekmarkajt, i cili kishte vetëm dy muaj në atë post pasi zëvendësonte të larguarin Alfred Rushaj.
Ilir Meta
Një emër tjetër i cili është venitu këtë gjatë 2023 në politikë, është ai i ish presidentit, njëkohësisht dhe kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Meta me Partinë e Lirisë mori pjesë në zgjedhjet e 14 majit si pjesë e një koalicioni me Partinë Demokratike të Sali Berishës, Patinë Demokristiane të Nard Nokës dhe PBDNJ-n e Vangjel Dules.
Sigla dhe motoja e koalicionit ishte “Bashkë Fitojmë”. Partia udhëheqëse e koalicionit ishte Partia e Lirisë, duke e vendosur Ilir Metën në një pozicion dominues të këtyre zgjedhje lokale.
Daljet e Metës në media pas zgjedhjeve kanë qenë shumë të pakta. Në konferencat e pakta Meta ka folur për aferën e inceneratorëve, drogën në repartin e Zall Herrit, kursin e euros, etj.
Meta ishte Kryetar i Parlamentit të Shqipërisë nga 2013 në 2017. Më 28 prill 2017, Ilir Meta u zgjodh presidenti i 7-të Republikës së Shqipërisë. Meta gjithashtu mbajti poste si Zëvendës Kryeministër, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë. Para kësaj, ai mbajti Kryesinë e Komisionit Parlamentar të Integrimit Evropian. Meta themeloi Lëvizjen Socialiste për Integrim (LSI) në 2004.
Meta konsiderohet nga media dhe publiku si krijuesi dhe drejtuesi i Polit të Tretë në Politikën Shqiptare. Ishte Kryeministër i Shqipërisë prej vitit 1999 deri në 2002.
Arben Ahmetaj
Prej 2005-s, kur Edi Rama mori kontrollin e Partisë Socialiste, Arben Ahmetaj ka ngjitur gradualisht shkallët e pushtetit.
Por këtë vit Ahmetaj është venitur pasi i dolën në shesh të palarat. Nga shoqëria civile dhe opozita ishin dorëzuar një seri padish në SPAK kundër inceneratorëve dhe mes të paditurve nga ana e PD-së ishte edhe emri i Ahmetajt.
Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetajt u shpall në kërkim ndërkombëtar nga SPAK.
Deputeti socialist u larguar nga vendi disa orë para se SPAK të dërgonte ne Kuvend dhënien e autorizimit për arrestimin e tij, për këtë arsye është njoftuar INTERPOL dhe ish-numri 2 i qeverisë është shpall në kërkim ndërkombëtar.
Prokuroria e Posaçme pretendon se Arben Ahmetaj, në pozicionin e ministrit të Zhvillimit Ekonomk, Tregtisë e Sipërmarrjes, ka përfituar një vilë në bregdet dhe gati 500 mijë euro si ryshfet nga biznesmenët e inceneratorëve.
Sipas SPAK, vlerat janë përfituar në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë nga Ahmetaj, përmes pagesave nga persona të tjerë, por burimi i parave ishte Klodian Zoto e Mirel Mërtiri.
Në karrierën e tij Ahmetaj ka mbajtur funksione të rëndësishme si zv.ministër në Ministrinë e Integrimit Europian (2004-2005) dhe zv.ministër në Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë (2003-2004). Ka kryer funksionin e Drejtorit të Përgjithshëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve të Shqipërisë dhe në CV-në e tij thuhet se ka qenë përgjegjës për hartimin e politikave dhe legjislacionit të ri fiskal (Kodi Fiskal, Akcizat dhe legjislacioni i ri për taksën direkt).
Bardh Kadilli
Bardh Kadilli ka qenë i pari që ka hedhur kandidaturën për kryetar të Partisë Demokratike, pas humbjes së zgjedhjeve më 25 prill 2022.
Gjatë këtij viti, pra 2023, figura e Kadillit është venitur, daljet e tij në media kanë qenë të rralla.
Ish-kandidat për kryetar të Partisë Demokratike ka dhënë mendimin e tij për veprimet e kësaj partie dhe zhurmën e shkaktuar në seancat plenare, por edhe në komisionet parlamentare.
Ai tha se Partia Demokratike është tretuar në vlera dhe është ndarë në fragmente, të cilat sipas tij përplasen për interesa personale dhe jo për interesin e atij grupi njerëzish, të cilët i kanë votuar në zgjedhjet e 25 prillit 2021.
Fatbardh Kadilli ishte anëtari i parë që sfidoi Bashën për kryesinë e partisë, ndërsa pak më pas në garë hynë Agron Hoxhaj dhe Edit Harxhi. Ai u rendit i fundit, duke marrë gjithsej 781 vota.
Të fundit
Ky është automjeti me të cilin dyshohet se u transportua trupi i Eglant Koçit
13 Qershor 2026, 14:31
Goditet skema e trafikimit të sendeve me vlerë, sekuestrohen pasuri rreth 2 mln euro
13 Qershor 2026, 14:10
Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Mos lejoni gjethet të pengojnë trungun
13 Qershor 2026, 13:30
Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës
13 Qershor 2026, 13:12
Berisha: Antimitingu i Ramës shënoi fundin e partisë së krimit
13 Qershor 2026, 12:56
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
13 Qershor 2026, 12:24
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
13 Qershor 2026, 12:14
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
13 Qershor 2026, 11:41
Aksident në Tepelenë, përplasen tre automjete
13 Qershor 2026, 11:23
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
13 Qershor 2026, 11:06
Operacion antidrogë në Stamboll, arrestohen 22 persona, mes tyre aktorja Beren Saat
13 Qershor 2026, 10:37
“National Geographic”: Sazani, ishulli i dëshiruar për mijëra vjet nga të fuqishmit
13 Qershor 2026, 10:18
Këmbimi valutor 13 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
13 Qershor 2026, 09:58
Botërori 2026/ SHBA e nis me spektakël, amerikanët dominojnë me katër gola Paraguain
13 Qershor 2026, 09:38
I riu paraqitet me plagë në spitalin e Korçës: Më dhunoi policia greke!
13 Qershor 2026, 09:22
Reforma territoriale, betejë për kufijtë apo për qeverisjen
13 Qershor 2026, 09:00
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
13 Qershor 2026, 08:39
Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
13 Qershor 2026, 08:19
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 Qershor 2026, 07:56
BE i hap rrugën anëtarësimit të Ukrainës dhe Moldavisë
12 Qershor 2026, 22:07
Zjarr në një banesë në Vlorë
12 Qershor 2026, 21:52
Ndal si ushqehesh tani!/ Alimehmeti thyen mitet për dietën moderne
12 Qershor 2026, 21:32
Tensione në protestë, qytetarët konfliktohen me mbështetësit e PS
12 Qershor 2026, 21:18
Plagosje me thikë në Vlorë/ Një person transportohet me urgjencë në spital
12 Qershor 2026, 20:59
SPAK mbyll hetimet për kryebashkiakun socialist, Erion Isai
12 Qershor 2026, 20:42
Pankartat ‘pikante’ nga protesta e qytetarëve: Kjo qeveri ka skaduar
12 Qershor 2026, 20:19
Ligji për Zonat e Mbrojtura, Shoqëria Civile bojkoton proceset konsultuese
12 Qershor 2026, 19:46
Video/ Policia i gris një gruaje pankartën kundër Edi Ramës: Këtu është tokë Ilirjane
12 Qershor 2026, 19:34
Aksidenti ku 3-vjeçari humbi jetën, flasin banorët: E ëma po qante mbi fëmijën
12 Qershor 2026, 19:17
Kosova mbetet "e bllokuar" në integrimet evropiane
12 Qershor 2026, 19:00
Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e tij, Rama : Të ndikuar nga dezinformimi
12 Qershor 2026, 18:49
Qytetarët i lënë 'vallen' gjysëm Ramës, dalin në shesh dhe kërkojnë dorëheqjen e tij
12 Qershor 2026, 18:33
Goditja e 2 grupeve kriminale nga SPAK, Bardhi: Të hetohet roli i Ramës
12 Qershor 2026, 18:16
Tragjedi në Kamenicë/ 3-vjeçari humb jetën pas përplasjes nga automjeti, nëna në spital
12 Qershor 2026, 17:56
Akuza për pastrim parash, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi
12 Qershor 2026, 17:30
Moti i keq përfshin disa rajone të Greqisë, autoritetet apel qytetarëve për kujdes të shtuar
12 Qershor 2026, 17:09
Një Sekretar Shteti që lartëson Shtetet e Bashkuara të Amerikës
12 Qershor 2026, 16:58
Ekonomia po shtyn të rinjtë të bëhen prindër më vonë
12 Qershor 2026, 16:40
Facebook jashtë funksionit për miliona përdorues
12 Qershor 2026, 16:08
Maliq, gjendet i pajetë në banesë 12-vjeçari
12 Qershor 2026, 16:02
Rama jep shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” për t'u ndërtuar kulla 35 katëshe
12 Qershor 2026, 15:40
E hëngra barin, po ti?
12 Qershor 2026, 15:22
Burgu i Peqinit si Dubai, Artan Hoxha nxjerr videon: Qelia hotel me 7 yje
12 Qershor 2026, 15:01
Vjen vala e nxehtë, termometri pritet të arrijë deri në 35°C
12 Qershor 2026, 14:50
Pse po bie lindshmëria? Dy studime të reja fajësojnë telefonat inteligjentë
12 Qershor 2026, 14:37
Përmbysja e piramidës së popullsisë, më shumë të dalë në pension se të rinj në punë
12 Qershor 2026, 14:19
Foto/ Kush është Luçiano Koçeku, ‘koka’ e grupit të drogës të goditur nga SPAK
12 Qershor 2026, 13:32
Berisha dënon provokimet e Ramës ndaj protestuesve: Akt i ulët, bëj zgjidhjen politike
12 Qershor 2026, 12:59
Kishin kthyer apartamentet me qira në baza prostitucioni, arrestohen 3 të huaja në Tiranë
12 Qershor 2026, 12:19
Operacioni i SPAK, zbardhen urdhër-arrestet e lëshuara; cilët janë personat e goditur?
12 Qershor 2026, 10:31
Botërori 2026 nis me rekord të pazakontë, tre kartonë të kuq në ndeshjen e parë të turneut
12 Qershor 2026, 10:10
Operacioni i SPAK, ekzekutohen 20 masa sigurie, në pranga biznesmeni
12 Qershor 2026, 09:55
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
12 Qershor 2026, 09:07
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
12 Qershor 2026, 08:43
Vranësira dhe reshje shiu të pakta, parashikimi i motit
12 Qershor 2026, 08:12
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
12 Qershor 2026, 07:55
"Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi", Protestuesit marshojnë drejt Astirit
11 Qershor 2026, 22:24
Protestuesit 'sfidojnë' Botërorin, lumë njerëzish në rrugët e Tiranës
11 Qershor 2026, 22:01
Gazetari inkurajon protestuesit: Ky është Botërori jonë, botërori i jetës tonë
11 Qershor 2026, 20:27
“Kemi shpenzuar gjithçka për spitalet”, e reja shpërthen në lot në protestë
11 Qershor 2026, 20:09
"Edi, fundi po të vjen", pankartat pikante të protestës së 12-të
11 Qershor 2026, 19:50
DASH reagon për heqjen e masës “non grata” ndaj Berishës: I shërben interesit kombëtar
11 Qershor 2026, 19:27
Influencerja me jastëk me vete në protestë: Po qe nevoja do e gdhijmë poshtë zyrës së Ramës
11 Qershor 2026, 19:12
Nga Gjermania për protestën në Tiranë: Nuk do të ndalemi deri në ndryshim
11 Qershor 2026, 18:38
Dita e 12-të/ Ish-oficeri në protestë: Jam i majtë, por kam dalë të largohet kjo qeveri
11 Qershor 2026, 18:21
Serbia rrezikon sigurinë e BE-së duke u dhënë rusëve shtetësi
11 Qershor 2026, 18:07
5 anëtarë votuan kundër, Kushtetuesja zbardh vendimin që la Metën në burg
11 Qershor 2026, 17:45
“The Guardian” zgjedh protestën në Tiranë si “Fotografinë e Ditës”
11 Qershor 2026, 17:17
Sali Berisha, politikani që u rikthye sa herë u konsiderua jashtë loje
11 Qershor 2026, 16:34
Antimafia çmonton organizatën italo-shqiptare të kokainës, 12 të arrestuar dhe 13 në kërkim
11 Qershor 2026, 16:34
10 mite rreth pastrimit që duhet të ndaloni së besuari
11 Qershor 2026, 16:19
Peter Lucas në Boston Herald: “Qeveria Rama”, më e mira që mund të blejnë paratë
11 Qershor 2026, 16:14
Nis sot zyrtarisht, The Sun: Pse mund ky të jetë Botërori më i bukur në histori
11 Qershor 2026, 16:10