Flash News

DITARI POLITIK

Replika mbi funksionimin e drejtësisë/ Manja mohon presionin nga qeveria, Spaho i kujton deklaratën e kryeministrit

Replika mbi funksionimin e drejtësisë/ Manja mohon presionin nga

Produkti i Reformës në Drejtësi ka shkaktuar replika në Kuvend. Përfaqësues të opozitës u shprehën se drejtësia kontrollohet nga partia në pushtet, gjë që u mohua nga PS.

Teksa po replikonte mbi një deklaratë të deputetes, Jorida Tabaku, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja u përfshi në debat me demokratin Edmond Spaho.

Manja deklaroi se SPAK nuk është nën ndikim nga qeveria, duke hedhur akuza te demokratët.

“Ata që e sulmojnë SPAK-un sot janë nga krahu juaj. Raporti im me drejtësinë është i tillë. Sa herë drejtësia të ketë punë me këtë maxhorancën ne jemi përgjigjur. Ndërsa krahu andej i ka shpëtuar drejtësisë më procedurë dhe raporte mjekësore.

Kur nuk ju vjen mirë e thoni fjalën dhe dilni nga salla se ju vjen orari i gjumit. Gjumi ju mori në qafë ju dhe ju ka sjellë këtu ku jeni. Për drejtësinë ka mbështetje nga maxhoranca sa herë të kërkohet. Kjo është ajo që na takon ne të bëjmë për drejtësinë. Hetimin dhe gjykimin e ka kompetencë të veten drejtësia”, tha Manja.

Ndërkohë Spaho këmbënguli për presion të qeverisë ndaj SPAK. Ai i kujtoi Manjës deklaratën e kryeministrit Edi Rama në asamblenë e Partisë Socialiste.

“Ministër edhe njëherë dua të pyes, nëse është ashtu si thoni ju pse kryeministri në asamblenë e PS i jep udhëzime sistemit të drejtësisë të hetojë X apo Y. I thotë që pret t’i shohë ata në burg”, u shpreh Spaho.

 

Të fundit