Flash News

DITARI POLITIK

Rinis seanca plenare, betohen deputetët, dy prej tyre heqin dorë nga mandati

Rinis seanca plenare, betohen deputetët, dy prej tyre heqin dorë nga

Në Kuvend ka nisur betimi i deputetëve të rinj që u zgjodhën nga zgjedhjet e 11 majit. Në senacë janë betuar 138 deputetë nga 140 sipas legjislaturës së XI të Kuvendit.

Kjo pasi dy prej tyre kanë hequr dorë nga mandati. Bëhet fjalë për Tom Doshin dhe Sabina Jorgon, të dy pjesë e listës së Partisë Social Demokrate (PSD) në zgjedhjet e 11 Majit.

Lajmi u bë i ditur nga Milva Ekonomi, e cila lexoi raportin e deputetëve pak para nisjes së seancës plenare. 

Doshi dhe Jorgo kanë kandiduar në listat e mbyllura të PSD-së në Shkodër.  Sipas renditjes, mandatin e marrin Osman Teta dhe Bledar Mezini.

Të fundit