Flash News
Bazat detare për oligarkët/ Berisha: Pronat e ushtrisë e bënë Bajram Haramin President
Socialistët refuzojnë dy amendamentet e Berishës për projektbuxhetin 2025
Berisha: Si mund të votohet buxheti 8.2 miliardë dhe të mos vendoset minimumi jetik 200 euro për shqiptarët?
Berisha flet nga Kuvendi, mesazh mazhorancës: Unë erdha, ju e dini vetë
Ra nga lartësia në banesën e tij, humb jetën 63-vjeçari në Tiranë
Salla e Kuvendit plot me gardistë, Noka paralajmëron padi
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, ka paralajmëruar padi për punonjësit e Gardës të cilët kanë rrethuar sallën e Kuvendit.
Noka tha se Garda po përdoret me urdhra telefoni duke paralajmëruar se do t’i çojë në ndjekje penale.
“Do të shkosh për ndjekje penale ti dhe shefi yt. Po përdoreni me urdhra telefoni. Këta edhe njëri-tjetrin e lëshojnë. E shesin, e çojnë në burg. Për fëmijët e tu do të përgjigjesh ti, dhe ata të tjerët”, tha Noka.
Ndryshe nga sa Lindita Nikolla kishte deklaruar se nuk do të kishte gardistë në sallë, sot u pa e kundërta. Punonjësit e Gardës ushtruan kontroll të imtësishëm për deputetët e opozitës, por jo për ata të mazhorancës.