Flash News

DITARI POLITIK

Seanca e dytë zgjat më pak se 5 minuta/ Opozita bojkoton, Kuvendi miraton përbërjen e Komisioneve parlamentare

Seanca e dytë zgjat më pak se 5 minuta/ Opozita bojkoton, Kuvendi

Kuvendi i Shqipërisë u mblodh për herë të dytë ditën e sotme, por seanca u zhvillua në mungesë të deputetëve të opozitës.

Në rend dite ishte projektvendimi për emërimin e drejtuesve dhe konstituimin e komisioneve parlamentare, të cilat në këtë legjislaturë kanë një strukturë të re.

Kryeparlamentari Niko Peleshi, së bashku me deputetët socialistë të mazhorancës, e miratuan projektvendimin me 77 vota pro dhe 1 kundër.

E gjithë seanca zgjati vetëm **4 minuta**, pas së cilës Peleshi shpalli mbylljen e saj.

 

Të fundit