Flash News

DITARI POLITIK

Seancë maratonë në Kuvend, Rama prezanton programin qeverisës; çdo deputet 10 minuta kohë për diskutim

Seancë maratonë në Kuvend, Rama prezanton programin

Kuvendi do të jetë sot në një seancë maratonë, për rreth 25 orë, ku do të prezantohet programi qeverisës 2025 – 2029 i Partisë Socialiste.

Seanca plenare nis në orën 10:00 dhe çdo deputet ka në dispozicion 10 minuta kohë për të folur. Venidmi u mor dje në Konferencën e Kryetarëve pas kërkesës së opozitës për të pasur debat pa kufizim kohor në Kuvend në prezantimin e programit qeverisës së PS.

Diskutimet pritetn të zgjasin deri në mesnatë, çka do të çojë në ndërprerjen e seancës dhe rifillimin e saj të premten.

Në fund të maratonës së diskutimeve, Kuvendi do të votëbesojë qeverinë e re me kryeministrin dhe 16 ministrat, duke votuar dekretet e presidentit Bajram Begaj.

Nëse votimi do të bëhet të premten herët, edhe ceremonia e betimit të kabinetit tek oresidenti do të zhvillohet po atë ditë. Menjëherë pas betimit, Rama pritet të thërrasë mbledhjen e parë të qeverisë së re.

Të fundit